Lajme
Në Hungari arrestohen qindra emigrantë kosovarë
Sipas medieve lokale, më shumë se 900 refugjatë janë arrestuar nga policia hungareze gjatë përpjekjeve për të kaluar ilegal nga Serbia në Hungari. Shumica janë kosovarë
Autoritete kufitare të Hungarisë kanë shtrënguar kufirin me Serbinë, pas “invadimit” të kosovarëve për të migruar në shtetet e Bashkimit Evropian. Sipas medieve lokale, më shumë se 900 kosovarë, janë arrestuar nga policia hungareze gjatë përpjekjeve për të kaluar ilegal nga Serbia në këtë shtet.
Kosovarët, siç raporton lajmi.net, janë arrestuar gjatë fundjavës në Csongrad nga Policia e Hungarisë.
Sipas autoriteteve hungareze, janë arrestuar 912 kosovarë në 117 grupe të cilët ilagl kishin kaluar kufirin Serbi-Hungari. Shumica janë fëmije dhe gra nga Kosova dhe nga vendet aziatike.
Ndryshe, gjatë muajit të fundit janë mijëra kosovarë nga vendet e ndryshme të Kosovës, por kryesisht nga Ferizaj e Gjilani që po emigrojnë jashtë vendit. Ata me autobus po ikin drejt Beogradit, ndërsa nëpërmjet Hungarisë, pikësynim e kanë Francën, e cila edhe ashtu Kosovën e ka futur në mesin e shteteve të pasigurta.
Vetëm brenda këtij viti, shtatëmijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në Hungari. Shumica prej tyre kufirin e kaluan në mënyrë ilegale, ndërsa shteti hungarez këtë vit nuk ia ka njohur statusin e refugjatit asnjë qytetari të Kosovës.
Ambasada e Hungarisë në Prishtinë, një javë më parë, ka raportuar për një valë të re të kosovarëve, ndërsa ka ritheksuar se shteti hungarez nuk jep azil për kosovarët.
“Të gjithë ata që hyjnë ilegalisht në Hungari, merren në mbajtje nga policia, e pas disa verifikimeve që u bëhen kthejnë në Kosovë. Në rast të kërkesës për azil ata mund të mbahen në paraburgim në periudhë prej 3-60 ditë, për ta verifikuar nëse i takon apo jo azili”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes














