Kosova
Gjermani në dasmën e drenicasit që e kishte shpëtuar
Kühle erdhi sërish në Drenicë, por tani në dasmën e Drenit pas 20 vjetësh
Aktivisti humanitar nga Gjermania Manfred Kühle është rikthyer në Drenicë, aty ku para 20 viteve ia kishte shpëtuar jetën Drenit Bajraktarit, kur kishte vetëm pak muaj të jetës së tij.
Dreniti si shumë fëmijë të Drenicës në kohën e luftës së UÇK-së kishte lindur në rrethanat e luftës, pa praninë e mjekëve specialist dhe pa asnjë ambient shëndetësor.
Në muajt e parë të jetës së tij, për shkak të kushteve të vështira të jetës në male në Grykën së Kishnarkës, ku jetonte familja e tij dhe banorët e kësaj ane, kishte probleme të rënda shëndetësore. Në kohën kur mjekët që ishin në Zonën e Drenicës e kishin të pamundur ta trajtonin më tej, shfaqët gjermani Manfred Kühle, në fillim të vitit 1999 e mori Drenitin nga fshati, e dërgon në Prishtinë duke i siguruar një trajtim më të mirë dhe duke i ndihmuar edhe në sigurimin e barnave. Këtë e bëri duke e kaluar nëpër disa kontrolle policore e ushtarake të serbëve që ishin nga Komorani deri në Prishtinë shkruan Arbresh.info.
Dhe pas 20 viteve ndodhi takimi i dytë. Kühle erdhi sërish në Drenicë, por tani në dasmën e Drenitit, i cili u martua me Fatimën, po ashtu një vajzë e lindur në kohën e luftës, që kishte përjetuar të njëjtat probleme shëndetësore.
Deri sa e mbante plisin e bardhë në kokë, një çifteli dhe një mirënjohje nga familja Bajraktari, mes emocioneve thotë “nderi i madh që më është bërë sonte mua, më bënë të kuptoj se pse i dua dhe pse kam punuar kaq shumë për popullin shqiptar. Shqiptarët janë një popull që kurrë nuk i harrojnë miqtë e tyre, për këtë keni fituar kaq shumë miq në tërë botën”.
Kühle gjatë kohës së luftës dërgonte raporte dhe shkruante për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, dhe po ashtu e ndihmonte popullatën, përmes aktiviteteve të shumta humanitare percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














