Bota
Greva paralizon Greqinë
Greqia është paralizuar prej orës 6 të mëngjesit të së mërkurës nga greva e përgjithshme 24 orëshe që ka thirrur Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë (GSEE), me pjesëmarrjen edhe të Konfederatës së Administratës së Përgjithshme të Greqisë (ADEDY) kundër reformave të qeverisë konservatore të Kyriakos Mitsotakis.
Për herë të dytë brenda dy javësh tragetet që lidhin Pireun me ishujt grekë kanë qëndruar të ankoruar dhe mjetet e shërbimit publik kanë funksionuar vetëm për disa orë, pas grevës së nëpunëseve të sektorit shtetëror javën e kaluar.
Në grevë, përveç punonjësve të porteve, marrin pjesë arsimtarët, nëpunësit e bankave, ndërtuesit, ndërsa spitalet funksionojnë me personel sigurie. Gjithë mediat televizive dhe radiofonike heshtin sot dhe gazetat për ditën e nesërme nuk do të qarkullojnë. Sindikatat kundërshtojnë pjesë të legjislacionit të propozuar për punësimin dhe sindikalizimin që do të vështirësojë thirrjen e grevave, ndërsa përmban gjithashtu dispozita të pafavorshme për negociatat kolektive, përfaqësimin e sindikatave, pagën dhe kushtet e punës për mijëra të punësuar.
Ndërsa mijëra grevistë kanë marshuar në rrugët e Athinës dhe Selanikut, duke shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar në pjesët e tjera të qyteteve, kryeministri Mitsotakis me një mesazh në rrjetin social në Facebook ka përkrahur projektligjin e qeverisë që udhëheq, pasi sipas tij, edhe një herë provohohet se në grevë marrin pjesë shumë pak sindikalistë, ndërsa shumica e qytetarëve torturohen nga ky veprim.
Nga ana e saj, partia më e madhe opozitare, SYRIZA, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në grevë për të mbrojtur, siç thotë ajo, arritjet e sindikalistëve në vitet e kaluara, të cilat qeveria kërkon t’i fshijë me një projektligj që shkel të drejtat elementare të punëtorëve.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













