Kosova
Nënat e të pagjeturve s’u besojnë partive
Premtimet për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve
Albioni, djali i vetëm i Muharrem e Nesrete Kumnovës, është një nga personat, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë tash e dy dekada nga përfundimi i luftës.
Zbardhjen e fatit të djalit të saj e të mbi 1,600 të tjerëve, e kërkon kryetarja e shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nesrete Kumonva.
Derisa tregon për ditën kur për herë të fundit ka parë djalin e saj, Nesrete Kumnova thotë se institucionet nuk kanë bërë aq sa është dashur për personat e zhdukur, raporton KTV.
Kumnova pohon se, përkundër premtimeve, askush nga liderët apo kandidatët për kryeministër nuk është takuar me të.
Megjithatë, kandidatët që synojnë postin e të parit të qeverisë, janë zotuar për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.
Madje, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do ta largonte taksën ndaj produkteve serbe në këmbim të të dhënave për personat e zhdukur.
Por, Nesrete Kumnova është skeptike se pas zgjedhjeve ata do të merren me këtë çështje.
Ndryshe, deri në ditën e zgjedhjeve të parakohshme kanë mbetur edhe tri ditë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












