Sporte Luftarake
Bernardin Jakaj mposht kundërshtarin e tij gjeorgjian!
Një organizim mjaft impozant ishte përgatitur në mbrëmjen e 5 tetorit, në qendrën e madhe sportive argëtuese, Hallmann Dome, në Vjenë, në të cilën kishin zënë vend mijëra spektatorë për të ndjekur ndeshjet e organizuara të Boksit, dhe sportëve të tjerë luftarakë në këtë eveniment sportiv, shkruan albinfo.ch.
Ndër meqet kryesore të kësaj mbrëmje ishte pa dyshin ai i duelit në boks ndërmjet Bernardin Jakaj dhe Mikheil Khutsishvili! Djaloshi i ri, Bernardin Jakaj, sprovën e tij të radhës e kaloi me një mjeshtëri të madhe. Edhe pse kundërshtari i tij gjeorgjian me përvojë shumvjeçare, 30-vjeçari Khutsishvili ishte shumë i papërshtatshëm në ring, ai e mposhti atë në gjashtë runde, duke i fituar të gjitha në favorë të tij. Bernardini e kontrolloi dhe dominoi duelin nga sekundi i parë i ndeshjes. Ai i vuri në praktikë në mënyrë briliante instruksionet e trajnerit të tij, duke bërë që kundërshtari të ishte gjithnjë një hap mbrapa, dhe njëkohësisht ta godasë atë «Mirditorqe» nga çdo kënd i ringut. Nga rundi i tretë i duelit në fytyrën e Khutsishvilit, u vërejtën shenjat e para të demolimit nga goditjet e vazhueshme nga Jakaj.
I frymëzuar nga brohoritjet e simpatizantëve të tij, «O sa mirë me qenë shqiptar, o hej» ai vazhdoi ta godasë me entuziazëm sportiv, deri në fund të duelit kundërshtarin e tij, pa lënë asnjë dyshim te arbirtërit e këtij meqi, në paanshmërinë e tyre vendimmarrëse.
Ishte dueli i tetë profesionistë i Bernardin Jakaj, nga debutimi i tij që fiton radhazi, duke mbetur i pamposhtur deri tani. Urojmë që të vazhdojë me këto suksese duke marrë parasyshn edhe duelin e tij të radhës, sipas iformatave që ka dhënë ai vetë për Albinfo.ch, e ka në fillim të dhjetorit të këtij viti.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














