Integrimi
Reperi „Kresh” u thotë zviceranëve: “Shqiptarët janë pjesë e të ardhmes suaj”
Porosia e reperit shqiptarozviceran Kreshnik Kryeziu, e vënë në titullin e intervistës është interesante dhe domethënëse: “Ne, shqiptarët jemi pjesë e të ardhmes suaj”
Kreshnik Kryeziu, në skenën e muzikës rap të Zvicrës i njohur me emrin “Kresh”, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Aargauer Zeitung. I riu 25 vjeçar, i ardhur në Zvicër në moshën 8 vjeçare, në këtë paraqitje shpalos shumëçka nga botëkuptimet e tij lidhur me gjërat si: çka është kultura shqiptare, cili është imazhi i shqiptarëve në Zvicër, cilat janë shkaqet e imazhit të tillë çfarë është, çka duhet të bëjnë shqiptarët që të pranohen më mirë nga shoqëria zvicerane etj.
Ndonjë gjë ose ndonjë tjetër nga ato që thotë „Kresh“ mund edhe të merret me rezervë por porosia e tij, e vënë në titullin e intervistës është gjithsesi interesante dhe domethënëse: “Ne, shqiptarët jemi pjesë e të ardhmes Tuaj”. Kështu u drejtohet “Kresh”-i zviceranëve, duke përfshirë në këtë mesazh si të mirat ashtu dhe të këqijat që sjellin në këtë shoqëri “340.000 shqiptarët”, që, siç e thotë ai, jetojnë në Zvicër.
“Unë jam shqiptar nga maja e gishtërinjve të këmbëve deri në maje të kokës”, thotë ai, duke pranuar megjithatë se shqiptarët në shumë aspekte „e kanë keq“. Kresh thotë se shqiptarët janë “tipa të dhunshëm” dhe se bëjnë probleme duke mos ju përshtatur rregullave që vlejnë në shoqërinë e këtushme etj. Por ai thotë se këto vese të këqija “nuk janë të shqiptarëve”. Ata kanë kulturë tjetër por si pasojë e pushtimeve dhe regjimeve të huaja, bashkëkombësit e tij kanë përvetësuar vetitë në fjalë.
Si një ndër dukuritë që “i shkojnë në nerva” Kresh-it është orientimi i një numri të madh të të rinjve shqiptarë, siç e thotë ai, drejt islamizmit. Ndërsa ai apelon për orientim nga vlerat kombëtare dhe jo nga religjioni. Reperi shqiptaro-zviceran thotë se në Kosovë askush nuk dëshiron të dëgjojë për fenë por secili do të të pyesë për një vend pune. Ndërsa këtu, pas çdo krize sado të vogël, mosdhënie provimi ose mosgjetje pune e të ngjashme, të rinjtë bëhen se gjejnë mbështetjen te feja. “Dhe përnjëherë shndërrohen në studiues të islamit”, shprehet ironikisht ai.
Kresh thotë se ndjehet edhe zviceran sepse Zvicra është një vend ku gjithçka funksionon në mënyrë të përsosur. “Prandaj edhe do të luftoja nëse diksuh do ta cënonte qytetin tim të bukur, Aarau-n”, thotë ai duke identifikuar qytetin ku ndjehet mirë me gjithë Zvicrën.
Edhe në fotografinë e Kreshnik Kryeziut në këtë gazetë ai paraqitet me këmishën karakteristike zvicerane “edelweiss” dhe me pasaportën e Zvicrës në xhepin e saj.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj











