Shqipëria
Shqipëria, e para për numrin e kafeneve në botë
Shqipëria ia kaloi në 2016-n edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Evropian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë
Tashmë, prej vitesh bar-kafetë mbajnë vendin kryesor si një ndër institucionet më të rëndësishme sociale, kulturore dhe argëtuese dhe për këtë mjafton të shikojmë numrin e bar-kafeve që operojnë në Shqipëri.
Viti 2018 shënoi rritje të importeve të kafesë si në sasi, ashtu edhe në vlerë në Shqipëri.
Sipas të dhënave të Doganës, vitin e kaluar u importuan mbi 7,000 tonë kafe, me vlerë 28.6 miliardë lekë. Në krahasim me një vit më parë, sasitë e importuara u rritën me 32%, ndërsa në vlerë me gati 20%.
Të dhënat e pesë vjetëve të fundit tregojnë se importet e kafesë u rritën sërish, pasi shënuan rënie gjatë 2017-s. Niveli më i lartë i sasive të importuara u shënua gjatë 2016-s me gati 8,500 tonë kafe të importuara.
Në Shqipëri konsumohen 2.5 kg kafe për banor
Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, gjatë vitit 2018 një shqiptar konsumoi mesatarisht 2.5 kg kafe, duke shënuar rritje në raport me një vit më parë. Me 1 kilogram kafe, një barist mund të bëjë mesatarisht 120 deri në 150 filxhanë kafe. Kështu një shqiptar ka konsumuar mesatarisht 300 deri në 375 kafe në vit. Megjithatë, kur përllogaritet konsumi i kafesë për frymë merret në total e gjithë popullsia, por duke marrë në konsideratë se fëmijët nuk konsumojnë kafe, konsumi te të rriturit mund të jetë edhe më i lartë, përcjell albinfo.ch.
Përllogaritja e kafesë së konsumuar për frymë është bërë duke ju zbritur importeve sasinë e kafesë së eksportuar jashtë dhe duke e pjesëtuar në raport me popullsinë. Shqipëria eksporton sasi modeste të kafesë në vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Të parët në botë për numrin e lartë të bar-kafeve
Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri, numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar-restorante), me rritje 6.3% në raport me vitin e mëparshëm (janë hapur rreth 1200 bar-kafe të reja në një vit dhe janë mbyllur 96 bar-restorante)
Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar-kafe për 152 banorë.
Shqipëria ia kaloi në 2016-n edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Evropian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar-kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025














