Kosova
Numërimi i votave të diasporës vonohet
KQZ përsërit se numërimi i votave me kusht, të diasporës dhe personave me nevoja të veçanta, nuk do të nisë për disa ditë
KQZ përsërit se numërimi i votave me kusht, të diasporës dhe personave me nevoja të veçanta, nuk do të nisë shpejt.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar numërimi i votave të gjashtë tetorit. Mirëpo, ajo se çka po u sjell edhe pak shpresë partive politike, sidomos atyre që po luftojnë për ta kaluar pragun zgjedhor e LDK-së që nuk ka hequr dorë nga vendi i parë, janë votat e diasporës e ato me kusht. Për të ditur rezultatin që kanë marrë partitë nga numërimi i tyre, do t’u duhet të presin edhe disa ditë. Kështu kanë konfirmuar nga KQZ për Gazetën Express.
Në faqën zyrtare të KQZ-së duhet edhe pak kohë që të procedohet numri i saktë i votave, megjithatë, kanë bërë të ditur se ka përfunduar numërimi.
Tash çka ka mbetur janë votat e diasporës, ato me kusht e të personave me nevoja të veçanta.
Për të marrë rezultatet që kanë marrë partitë nga këto vota, duhet edhe pak ditë që të fillojë numërimi në QNR.
Nga KQZ kanë konfirmuar për Gazetën Express se pritet që brenda disa ditëve të nisë numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat që kanë arritur përmes postës, përcjell Albinfo.ch.
“Sa i takon kohës se kur do fillojë numërimi i votave me kusht, i votave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës ne varemi nga procedura dhe dinamika e punëve që zhvillohen këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por shpresojmë se brenda pak ditësh do të arrijmë të gjitha këto punë në mënyrë që të fillojmë edhe numërimin të këtyre kategorive dhe votave jashtë vendit”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Sipas Valmir Elezit, aktualisht KQZ nuk i ka të dhënat se sa persona me nevoja të veçanta e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar, apo sa është numri i votave me kusht, por që sipas tij, këto të dhëna do të bëhen të ditura pasi të mbarojë procedura e pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat votuese në Kosovë.
I njëjti shtoi se ka 2785 persona që kanë qenë të regjistruar si persona me nevoja të veçanta, ndërsa KQZ thotë se ka pranuar 16 mijë pako të supozuara me fletëvotime.
Nga rezultatet që janë proceduar deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të qëndrojë si parti e parë me 25,52%, derisa pas saj radhihet LDK-ja me 24.83%. Në vend të tretë radhitet PDK-ja me 21,26%
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












