Lajme
Aksident i rëndë: një i vdekur 32 të lënduar
Autobusi me 53 udhëtarë në bord, të gjithë turistë nga Shqipëria, doli jashtë rrugës në Tivar të Malit të Zi. Një vajzë vdiq, ndërsa 32 mbetën të lënduar, prej tyre 3 rëndë
Një vajzë 30 vjeç humbi jetën, ndërsa 32 turistë të tjerë u plagosën rëndë kur autobusi me turistë shqiptarë u aksidentua në Mali e Zi. Automjeti me 53 udhëtarë në bord, të gjithë turistë nga Shqipëria, doli jashtë rrugës në mbrëmjen e të premtes, në një zonë mes Tivarit dhe Ulqinit.
Autobusi po kthehej nga Dobrovniku me turistët shqiptarë të cilin kishin shkuar në Kroaci për t’i festuar Krishtlindjen.
Viktima e vetme ne këtë aksident të rëndë, sië raportojnë mediet nga Tirana, është 30-vjeçarja nga Tropoja, Orina Kuça, ndërkohe që dhe tre persona nga 30 të plagosurit kanë dëmtime serioze. “Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët jashtë rrezikut për jetën”, tha Mimoza Veroshi, sekretare e ambasadës shqiptare në Mal të Zi.
Disa nga dëshmitarët që kanë marrë plagë të lehta rrëfejnë makthin që kanë përjetuar. Sipas tyre rruga jashtë parametrave, reshjet e shiut dhe lëvizja që bëri autobusi për t’i shpëtuar përplasjes me një tjetër automjet që vinte përballë, shkaktuan rënien në greminë.
“Rruga nuk kishte dritë. Një mjet i doli përpara autobusit tonë. Shoferi për të mënjanuar përplasjen manovroi lehtë djathtas, ndërkohë ne nuk po ecnim me shpejtësi të madhe. Vajza vdiq në vend, sepse pesha e karrigeve e kishte zënë ndërmjet”, thotë Aleks Manoli, pasagjer.
Ndërkohë drejtori i Spitalit të Tivarit Tomanoviq Dragosllav tregon për angazhimet e personelit të spitalit për t’u ardhur në ndihme të plagosurve.
“Në spital janë sjellë 30 të plagosurit, tre prej tyre janë më dëmtime të rënda. Dy ndërhyrje i janë bërë njërës për prej të plagosurve. Zonja është dërguar me urgjencë në Podgoricë, ndërsa dy të tjerë janë në terapi intensive. Sa u përket pjesës tjetër të të plagosurve kanë fraktura dhe trauma të ndryshme që nuk përbëjnë rrezik për jetën”, tha ai.
Ndryshe, në spitalin e Tivarit ka mbërritur edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja i cili ka pare nga afër gjendjen e te plagosurve. Beqja ka falënderuar mjeket për punën e bërë. “Për fat të keq ka ndodhur një aksident i rëndë edhe me pasojë tragjike. Vihet re një përgjigje shumë e mirë dhe shumë e shpejtë e autoriteteve kompetente të Malit të Zi”, tha Beqja.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











