Lajme
Afro 3 milionë pasagjerë kanë shfrytëzuar Aeroportin e Cyrihut gjatë shtatorit
Numri i pasagjerëve në shtator ka qenë 2 milionë e 890.000, ose për 0.3% më i madh se në shtatorin e vitit 2018
Gjatë muajit shtator, Aeroportin e Cyrihut e kanë shfrytëzuar për të fluturuar ose për të aterruar në të pak më tepër njerëz se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, shkruan srf.ch. Kështu, numri i pasagjerëve në shtator ka qenë 2 milionë e 890.000, ose për 0.3% më i madh se në shtatorin e vitit 2018, bën të ditur njësia që menaxhon Aeroportin e Cyrihut.
Nga ana tjetër, numri i fluturimeve në shtator ka pasur një rënie për 1.9% në krahasim me shtatorin e vitit 2018, transmeton albinfo.ch. Pra, janë zhvilluar gjithsej 24300 nisje dhe aterrime në këtë aeroport. Ky shpërpjestim në mes të uljes së numrit të fluturimeve dhe rritjes së numrit të pasagjerëve shpjegohet me faktin se janë shfrytëzuar aeroplanë më të mëdhenj dhe është shfrytëzuar më mirë kapaciteti i tyre.
Është interesante se rreth ¾ e pasagjerëve që kanë shfrytëzuar shërbimet e këtij aeroporti kanë fluturuar në ndonjë vend evropian ose kanë ardhur këtu nga një vend po ashtu evropian.
Numri i pasagjerëve gjatë nëntë muajve të këtij viti është rritur për 1.6%.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













