Lajme
Ndeshje zinxhirore në Bazel, 17 veta në spital
Ndeshja ka qenë aq e fortë, sa që tramvaji i linjës 2 ka dalë nga binarët, ku është përfshirë edhe autobusi i linjës 36
Sot, në orët e paradites, në një kryqëzim rrugësh afër qendrës së qytetit të Bazelit ka ndodhur një ndeshje vargore automjetesh, ku është përfshirë edhe një tramvaj.
Siç shkruan 20minuten.ch, ndeshja ka qenë aq e fortë sa që tramvaji i linjës 2 ka dalë nga binarët. Në ndeshje janë përfshirë edhe autobusi i linjës 36 dhe një automobil.
Një zëdhënës i Policisë së Bazelit ka vërtetuar lajmin për aksidentin, transmeton albinfo.ch Ai ka thënë se janë 17 persona që kanë marrë lëndime të shkallëve të ndryshme dhe që janë dërguar në spital.
Policia dhe ekipet shpëtimtare kanë shkuar në vendin e aksidentit, ndërsa është duke u bërë incizimi i vendit të ngjarjes. Zëdhënësi ka deklaruar se në orët e pasdites do të ketë informata më të hollësishme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit














