Lajme
I vdekuri në Hungari është 54 vjeçar nga Ferizajt
Përsoni që humbi jetën në kufirin serbo-hungarez është identifikuar. Ai është Ali Fetahu (1960) nga fshati Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt
Autoritet hungareze kanë identifikuar kosovarin që humbi jetën në kufirin serbo-hungarez. Ai është 54 vjeçari Ali Fetahu (1960) nga fshati Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt, i cili kishte humbur jetën nga të ftohtit gjatë përpjekjes për të emigruar në shtetet e Bashkimit Evropian.
Mësohet se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore, ndërsa familjarët e tij të mërkurën e kanë hapur të pamën dhe po presin ngushëllime. Ata thonë se i ndjeri nuk i ka pasur edhe aq keq punët ekonomikisht, por që ka shpresuar që në perëndim të gjejë ndonjë mënyrë më të mirë për shërim.
Një i afërm i viktimës ka thënë për mediet kosovare, se i ndjeri ka pasur një sulm cerebral dhe ka qenë një kohë i paralizuar, por me kalimin e kohës gjendja i është përmirësuar.
“Ka qenë i sëmurë nga paraliza. Nuk e di si ju mbush mendja, të gjithë kemi qenë kundër shkuarjes së tij. Nuk ka qenë në kushte të vështira e ka pasur një pension. Është nis me 25 dhjetor të vitit të kaluar, nuk kemi pas asnjë informacion prej tij kështu që djali i tij është nisur për në Hungari për ta kërkuar por është kthyer pa asnjë informacion për të. Fatkeqësisht sot e morëm lajmin prej Ambasadës për vdekjen e tij,” tha kushëriri i tij, Ajet Fetahu, kushëri i Aliut.
Mësohet se i ndjeri ka lënë pas vete familjen, bashkëshorten, katër djem dhe dy vajza. Familjarët thonë se varrimi i të ndjerit pritet të bëhet të shtunën, ngase fillimisht kufoma e tij duhet të dërgohet në Stamboll e tek më pastaj të kthehet në atdhe.
Edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, përmes një komunikate për medie i ka shpreh ngushëllime familjes Fetahu për humbjen e të afërmit të saj, si dhe ka shprehë brengosjen e thellë për shkak të përmasave që ka marrë dukuria e ikjes së banorëve nga Ferizaj dhe nga Kosova.
Ndryshe Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritetet e shtetit hungarez për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të Kosovës në territorin e Hungarisë. Përmes një njoftimi, sqarohet se Ambasada e Kosovës në Hungari ka filluar procedurat për kthimin sa më shpejt të trupit të pajetë të shtetasit kosovar në atdhe.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka vendosur kontakte me familjarët e të ndjerit, të cilëve iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të afërmit të tyre.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












