Bota
Si trajtohen kafshët mizorisht në një laborator në Gjermani
Maceve u bëhen 13 injektime në ditë dhe më pas lihen që të vuajnë pasojat
Majmunë, qen, lepuj dhe mace trajtohen në mënyrë shumë mizore në një laborator gjerman.
Laboratori në Saksoninë e Poshtme, sipas Soko Tierschutz nga “Cruelty Free International”, bën teste helmesh të ndryshme mbi majmunë, mace dhe qen.
Një punonjës ka bërë një video në laborator, duke treguar se si majmunët trajtohen në mënyrë shumë mizore, transmeton TCH.
Testet janë bërë edhe në lepuj e kafshë të tjera, dhe thuhet se qenve u fusnin tuba në grykë që t’u kaloheshin lëndët për testim, përcjell albinfo.ch.
Qentë vazhdonin të tundnin bishtin, të dëshpëruar për kontakt njerëzor, edhe kur merreshin për t’u vrarë, thotë raportimi.
Maceve u bëhen 13 injektime në ditë dhe më pas lihen që të vuajnë pasojat.
Testet bëhen për të parë se çfarë sasie e këtyre substancave që përdoren dhe në ilaçe do të mjaftonte për të shkaktuar dëme të rënda në trup.
Kujdes, pamje e rëndë:
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni












