Kosova
Edi Rama i bën një propozim Albin Kurtit
Rama është shprehur se do të takohen së shpejti me Kurtin
Pas marrjes së përgjigjes negative për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat. Gjatë konferencës, Rama është pyetur në lidhje me marrëdhëniet e tij me Albin Kurti, i cili fitoi zgjedhjet e Kosovës më 6 tetor.
Rama është shprehur se do të takohen së shpejti me Kurtin, ndërsa theksoi se ka edhe disa propozime të reja për fituesin e zgjedhjeve në Kosovë. Kryeministri theksoi se një nga propozimet që do i bëj kryeministri të ardhshëm të Kosovës është krijimi në të dy shtetet të Ministrive për Bashkëpunimin.
“Të krijohet një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Kosovën dhe atje një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Shqipërinë, të cilat do të ndjekin marrëveshjet dhe çfarë duhet bërë më tutje”, tha Rama.
Po ashtu, Rama duke iu referuar qeverisë së Ramush Haradinajt tha se; “Mendoj se duhet të shkojmë përtej marrëveshjeve të bëra dhe të mbushim boshllëqet që u krijuan nga Qeveria e kaluar”
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











