Maqedonia
‘Jo’-ja e Brukselit, zhgënjim për Maqedoninë e veriut
Për VMRO-DPMNE, fajtore për mosmarrjen e datës nuk është Franca
“Jo”-ja e Brukselit ka dëshpëruar dhe zhgënjyer jo pak qeverinë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev, menjëherë pas publikimit të vendimit, kërkoi konsultime në qeveri dhe mblodhi kabinetin për të diskutuar se cfarë hapash do të ndërmarrin pas dështimit për marrjen e datës për negociatat.
Konsultimet politike në Shkup po zhvillohen në disa nivele dhe po shqyrtohen dhe analizohen të gjitha opsionet lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmerren – tha qeveria e Maqedonisë ndërkohë që më herët pati edhe zëra për dorëheqjen e Zaev, që rezultuan të pavërteta. Më herët, presidenti Stevo Pendarovski, iu drejtua popullit maqedonas me një fjalim në të cilin nënvizoi nevojën për unitet.
“Fatkeqësisht pritshmëritë tona nuk janë në përputhje me vendimin e Këshillit Evropian në lidhje me marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Por vendi duhet të vazhdojë reformat dhe nuk kemi nevojë vetëm për formalitete. Për mos-marrjen e datës nuk duhet të fajësohen anëtarë të caktuar të Unionit ndërkohë që tani është koha për unitet politik”, ka thënë Pendarovksi raporton TCH.
Në emër të ardhmërisë së vendit, Pendarovski i bëri thirrje liderëve partiakë të lënë mënjanë inatet politike, pasi më shumë se kurrë, tani vendi ka nevojë për unitet. Me këtë qëllim, ai ka thirrur edhe një mbledhje me liderët politikë, të dielën, më 20 tetor. Opozita ndërkohë ka nxituar të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Zaev dhe zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
Për VMRO-DPMNE, fajtore për mosmarrjen e datës nuk është Franca, por krimi dhe korrupsioni në vend. E thuajse në të njëjtën linjë janë edhe Ziadin Sela i aleancës për shqiptarët apo Bilal Kasami i lëvizjes Besa.
Sidoqoftë, qeveria e Maqedonisë së veriut konfirmon se vendi mbetet i fokusuar në Evropë dhe se alternativë tjetër nuk ka, me sytë tani nga aleanca e atlantikut verior, ku Maqedonia e veriut do të bëhet së shpejti anëtarja e 30 e saj percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025













