Kosova
Protestohet në shenjë solidariteti me popullin kurd
Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë në shenjë solidariteti me popullin kurd, duke iu bashkangjitur kështu protestës #RiseUp4Rojava, që është mbajtur në disa qendra të botës.
Kjo protestë që është organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), është kundërshtuar nga një grup i njerëzve që e kanë quajtur të pakuptimtë. Igballe Rugova nga RrGK tha se kjo protestë është organizuar për të shfaqur solidaritet kundër gjenocidit ndaj popullit kurd.
Ajo tha se kjo protestë nuk është kundër popullit turk, por kundër regjimit të Erdoganit. Derisa protestuesit mbanin në duar pankartën me mbishkrimin #RiseUp4Rojava, pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës, në anën tjetër të sheshit disa persona kundërshtonin këtë protestë.
Ata e quanin të pakuptimtë këtë protestë, që sipas tyre ishte kundër Turqisë dhe popullit turk. Orhan Tyrbedari u shpreh se me këtë protestë të organizuar në Kosovë po përkrahet terrorizmi.
Por Igballe Rugova nga RrGK u shpreh se i vjen keq për këta persona, pasi sipas saj, kanë harruar ku ka qenë Kosova para dy dekadave.
Turqia ka nisur ofensivën në Siri me sulme ajrore më 8 tetor, ndërsa SHBA dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për armëpushimin në veri të Sirisë më 17 tetor.
Të paktën 30 civilë kanë humbur jetën dhe dhjetëra luftëtarë të tjerë kurdë apo edhe nga fraksionet pro turke, kanë humbur jetën sipas raporteve.
Programi Botëror i Ushqimit thotë se më shumë se 100,000 njerëz janë shpërngulur deri tani nga pushtimi turk në veri të Sirisë. Luftëtarët kurdë kanë qenë aleatë të forcave amerikane në luftën kundër terroristëve të “Shtetit Islamik” (IS).
Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar para fillimit të ofensivës tërheqjen e forcave amerikane nga kjo zonë, që ka rezultuar me kritika. Edhe ofensiva turke ka shkaktuar kritika të shumta ndërkombëtare.
Turqia e mbron ofensivën e saj, duke thënë se po tenton të krijojë një zonë të sigurt të spastruar nga milicitë kurde, që do të presë edhe refugjatët sirianë.Turqia i konsideron milicitë kurde të forcave demokratike siriane, që kanë kontrolluar zonën ndër kufitare, si terroristë që mbështesin një rebelim anti-turk.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













