Shqipëria
Mediat e huaja: Franca bllokoi Tiranën dhe Shkupin
Kundërshtimi i Francës për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë është kryefjala e mediave ndërkombëtare.
Reuters dhe Financial Times shkruajnë se “Franca është në qendër të sulmit për shkak të gabimit historik të bllokimit të shpresave të Ballkanit për Bashkimin Europian”.
Në veçanti, në qendër të sulmit është Presidenti Emanuel Macron, përcjell albinfo.ch.
“Gjate darkës në samit, të gjithë përveç Macronit, e mbështetën hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, e cila është gjykuar se i ka përmbushur kriteret e Bashkimit Europian me reformat dhe mbylljen e konfliktit me fqinjët për çështjen e emrit”, shkruan Reuters.
“Hyrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, Macron zhgënjen aleatët e tij”, është titulli që mban artikulli i Huffington Post.
Gazeta përmend kancelaren Angela Merkel dhe Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, të cilët e quajtën zhgënjyes qëndrimin e Presidentit të Francës, si një “gabim të rëndë historik”.
Edhe BBC, e nis artikullin mbi këtë çështje me vëmendjen te zemërimi i zyrtarëve të lartë të BE-së, pasi një pjesë e vogël e vendeve anëtare, të udhëhequra nga Franca, bllokuan Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga fillimi i bisedimeve të anëtarësimit.
Politico e sheh vendimin tek divergjencat mes Francës që ka mundur të bëjë për vete Holandën dhe Danimarkën dhe bllokut tjetër të shumicës së vendeve anëtare të BE-së, që mbështesin Gjermaninë.
Ajo citon presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili tha: “Dua të jem shumë i qartë: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk duhet të fajësohen për këtë”.
Ndasitë mes Merkel e Macron i vë në dukje edhe Euractiv, që shkruan se, ndonëse në fjalimet e tyre në fund të Samitit të Këshillit Europian ata u përpoqën të tregonin një front të bashkuar për çështjet e BE, ndryshimet në mendime ishin të dukshme.
Prestigjiozja amerikane Washington Post shkruan mosdakordësia e liderëve europianë për hapjen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet është një tërheqje e sikletshme që mund të irritojë rajonin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane













