Lajme
Vazhdon rënia e SVP-së dhe ngritja e ambientalistëve në Aargau dhe Baselstadt
Rezultatet në kantonin Aargau, ku SVP po shënon rënie, konsiderohen si përcaktuese të trendit në nivel vendi, thonë njohësit e fushës në Zvicër
Në bazë të rezultateve paraprake të publikuara nga instituti “GFS Bern”, SVP-ja në Kantonin Aargau është duke pësuar humbje të konsiderueshme. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2015 në këtë kanton, partia më e madhe në vend ka 6.1% më pak vota.
Por edhe kampi i djathtë në përgjithësi po regjistron rënie, thuhet në vlerësimin e GFS Bern, përcjell albinfo.ch. Kështu FDP ka një minus prej 1.6% ndërsa BDP, po ashtu rënie për 2.1% në krahasim me zgjehdjet 2015.
Rezultatet në kantonin Aargau konsiderohen si përcaktuese të trendit në nivel vendi, thonë njohësit e fushës në Zvicër.
Një rënie e theksuar e SVP-së është regjistruar edhe në Kantonin Baselstadt. Atje, gjithnjë sipas gjendjes së tashme të rezultateve, SVP ka shënuar një ulje prej 5 për qind të votave ndërkohë që e majta (SP dhe Grüne) janë për 8% më mirë se në zgjedhjet e vitit 2015. Me këtë lëvizje, shihet si lehtësisht e mundshme që e majta të mund t`i mbajë të tri vendet në Dhomën Nacionale të Parlamentit. Ndërsa SVP rrezikon të humbas edhe vendin e vetëm që e ka në këtë dhomë.
Edhe FDP po shënon humbje në Baselstadt. Ajo ka 3% më pak vota sipas rezultateve që dihen deri tash. Ndërsa të gjelbrit kanë një ngritje prej 3.4%, aq sa ka shënuar edhe LDP (Partia Liberale Demokratike e Zvicrës).
Rezultatin më të qartë në zgjedhjet për Dhomën e Kantoneve (Senatin) deri tash e ka arritur kandidati nga SP-ja, Daniel Jositsch. Ai, në kantonin me numrin më të madh të banorëve, në Cyrih, e ka siguruar që heret vendin në senat, me një diferencë të theksuar ndaj vendit të dytë dhe të tretë.
Jositch që është një emër shumë i njohur në politikën zvicerane, ka arritur dhe tejkaluar dukshëm kuotën që do t`i siguronte zgjedhjen në senat, shkruan albinfo.ch, bazuar në rezultatet e publkuara nga GFS Bern. Ai pra ka mbledhur 197 mijë vota ndërkohë që do t`i mjaftonin 171 mijë.
Pas tij, me 142 mijë vota është kandidati i FDP-së, po ashtu politikan i njohur në nivel nacional, Ruedi Noser. Dukshëm mbrapa tij, me vetëm 108 mijë vota është kandidati i përmendur për populizmin e tij të theksuar, Roger Köppel. Ky politikan, pronar i gazetës kontroverse “Die Weltwoche”, në zgjedhjet e kaluara ka qenë deputeti më i votuar në gjithë Zvicrën.
Sipas gjendjes së tashme, Noser dhe Köppel do të garojnë në raundin e dytë, pasi që sikur çdo kanton, edhe Cyrihu në senat mund të përfaqësohet vetëm nga dy deputetë.
E-Diaspora
-
Dy shqiptaret që morën vëmendje gjatë ndeshjes Bayern Munich-Real Madrid në Allianz Arena Nuk ka se si të mungojë flamuri 'Kuq e Zi' dhe Shqiponja në "Allianz Arena" ...
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Së shpejti pritet ulje e çmimit të faturave të energjisë elektrike Dimri ishte i lagësht dhe i butë. Përveç kësaj, termocentralet bërthamore zvicerane furnizonin mjaftueshëm energji elektrike....
-
10 muaj burgim me kusht për kosovarin, shantazhoi burrat
-
Inteligjenca artificiale ndihmon në vlerësimin e rrezikut të ortekëve në Zvicër
-
Zviceranët, gjithnjë e më të pasur
-
Më shumë hapësira parkimi elektrik në Gjenevë