Lajme
Migrimi, një çështje serioze në gjithë Ballkanin
Kosova është bërë pjesë e Konferencës dyditore Rajonale mbi Dinamikën e Popullsisë, Kapitalin Njerëzor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, që po zhvillohet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës
Përfaqësues të UNFPA-së në Kosovë, të Institutit të Shëndetit Publik, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Avokatit të Popullit po përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje me rëndësi rajonale, transmeton RTK, përcjell albinfo.ch.
Diskutimi në këtë konferencë është fokusuar në rrethanat, të cilat po shtyjnë popujt të migrojnë në kërkim të një jete më të mirë.
Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, misioneve të ndryshme, por edhe ata të shteteve rajonale, të cilat po marrin pjesë po bëjnë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet shteteve. Sipas tyre, çështja e migrimit është në krizë dhe duhet të merret me seriozitet të lartë.
Nga diskutimet e fillimit të konferencës u ngrenë çështjet dhe mundësitë se si të të parandalohet migrimi, cilat janë mundësitë që shtetet të përmirësojnë kushtet, në mënyrë që të rinjtë të mos ikin nga vendet e tyre.
Alanna Armitage-drejtoreshe e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë, e cila iu drejtua të pranishmëve, tha se lëvizjet dhe migrimi i popujve duhet të merret seriozisht.
Ndërkohë Adil Osmanoviq, ministër i Çështjeve Sociale të Bosnjë e Hercegovinës, tha se çështja e migrimit ka kapluar gjithë rajonin dhe për këtë çështje rajoni duhet të jetë i vëmendshëm dhe të bashkëpunojë në parandalimin e tij.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?













