Lajme
Fruthi në Zvicër ua ka marrë jetën dy personave
Nga janari deri në fund të shtatorit 2019 janë numëruar 214 raste të të prekurve nga fruthi. Një vit më parë kanë qenë 34, ose 6 herë më pak
Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG) ka regjistruar në nëntë muajt e parë të këtij viti plot gjashtë herë më tepër raste të fruthit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan srf.ch. Dhe kjo po ndodh në një kohë kur kjo sëmundje, që gabimisht perceptohet sikur i prek vetëm fëmijët, konsiderohet si e çrrënjosur.
Nga janari deri në fund të shtatorit 2019 BAG ka numëruar 214 raste të të prekurve nga fruthi, transmeton albinfo.ch. Në nëntë muajt e parë të vitit 2018 kanë qenë vetëm 34 raste të tilla.
Rastet e fruthit janë paraqitur në 13 kantone. Më së shumti ka pasur në Kantonin e Bernës, 83 raste.
Sipas BAG, 20 për qind të të prekurve nga kjo sëmundje kanë qenë më të rinj se dhjetëvjeçarë. Ndërsa 23% të tyre, në mes të moshave 10 dhe 19-vjeçare dhe shumica e madhe, ose 57 % kanë qenë më të vjetër se 20-vjeçarë.
Se sëmundja e fruthit nuk bën të neglizhohet tregon fakti se sivjet në Zvicër kanë ndodhur dy raste të vdekjes nga ky infeksion, transmeton albinfo.ch. Në rastin e parë fjala ka qenë për një 30-vjeçar të pavaksinuar si fëmijë, i cili është infektuar me fruth nga familjarët e tij. 67 orë pas infektimit ai është vaksinuar, por kjo vaksinë i ka ardhur tepër vonë. Ai ka vdekur në shtëpi pak kohë pas shfaqjes së simptomave të para.
Në rastin e dytë, nga kjo sëmundje ka vdekur një burrë 70-vjeçar, i cili kishte imunitet të dobësuar për shkak të sëmundjes së kancerit, përcjell albinfo.ch. Ai ka vdekur pak ditë pasi kishte pësuar një ndezje të mushkërive të shkaktuar nga fruthi.
Po kështu gjatë nëntë muajve të deritashëm në Zvicër janë hospitalizuar 45 veta të prekur nga fruthi.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













