Lajme
Kina investon 63 miliardë dollarë për ta ndërtuar aeroportin Daxing
Pekini ka hapur zyrtarisht aeroportin Daxing, i cili ka kushtuar 63 miliardë dollarë, teksa qeveria tenton të lehtësojë presionin që ka aeroporti kryesor i qytetit.
Fluturimi i parë në këtë aeroport u realizua më 27 tetor.
Aeroporti i ri ka katër pista dhe ka kapacitet që të pranojë 72 milionë pasagjerë në vit dhe prej vitit 2025, ky aeroport pritet që të jetë në gjendje të pranojë 100 milionë pasagjerë.
Kompania ajrore Air China kreu fluturimin e parë drejt Bangkokut, ndërkaq British Airways pritet të kryejë fluturimin e parë trans-kontinental për në Londër.
Kompanitë ajrore China Southern dhe China Eastern do të jenë kompanitë kryesore që do të operojnë në Daxing, përcjell REL. Air China po ashtu do të kryejë disa fluturime nga ky aeroport, i cili është projektuar nga arkitektja e famshme irakiane, Zaha Hadid, shkruan telegrafi, percjell albinfo.ch
Rreth 50 kompani të huaja ajrore planifikojnë që në muajt e ardhshëm të nisin operimet nga ky aeroport.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut














