Shqipëria
I vidhet biçikleta në Bruksel, gjendet në Shqipëri
Para pak kohësh është bërë e ditur se biçikleta e një banori të Brukselit ishte zhdukur. Përpjekjet e të cilit për të gjetur biçikletën e tij të vjedhur nuk rezultuan të suksesshme në Belgjikë, ia ka dalë që ta lokalizojë atë jashtë vendit duke iu falënderuar një aplikacioni mobil, një forumi online dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare.
Denis Hacquin, biçikleta elektrike e të cilit iu vodh derisa e njëjta “ishte brenda dhe e bllokuar” në Ixelles rreth një muaj më parë, e gjeti atë rreth 2,000 kilometra larg, në qytetin shqiptar të Fierit.
Ai ka thënë se ishte afër të hiqte dorë nga gjetja e saj, pasi gjërat po shkonin ngadalë pas ankesës së tij në polici. Mirëpo Hacquin tha se ia kishte dalë që ta lokalizonte atë përmes aplikacionit mobil “Find My Bike”.
“Kisha humbur shpresat, por vetëm deri në momentin kur aplikacioni ‘Find My Bike’ papritmas sinjalizoi se biçikleta ime ishte në Budapest, dhe, jo shumë më vonë, në qytetin shqiptar të Fierit”, ka thënë ai për portalin belg, “Bruzz”, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch.
“Biçikleta u gjet nga autoritetet në Fier duke iu falënderuar veçorisë ‘Gjej biçikletën time’ në aplikacionin ‘Cowboy’ dhe pas ndihmës së madhe nga zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko, që ka qenë shumë ndihmuese dhe e përgjegjshme”, shkroi Hacquini në Reddit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













