Kosova
Nesër nis edicioni i katërt i ‘Green Festival’
Nesër në Prishtinë do të fillojë edicioni i katërt i ‘Green Festival’, e cila është ngjarja më e madhe që i dedikohet sektorit të gjelbër në Kosovë.
Kjo ngjarje do të mbahet për dy ditë me radhë në sallën “1 Tetori”.
Ky festival ka për qëllim kryesor rritjen e tregjeve dhe promovimin e bizneseve në fushën e energjisë solare, atë efiçiente dhe të riciklimit.
Në këtë festival do të marrin pjesë mbi 40 kompani vendore do të prezantojnë produktet e tyre, ku këtë vit risi do të jetë prezantimi i kompanive ndërtuese me projekte dhe ide inovative të lagjeve moderne që promovojnë jetesën eficiente ‘Green’.
Pjesë e këtij festivali janë aktivitetet paralele dhe forumet e gjelbra ku ekspert ndërkombëtarë dhe vendor do të diskutojnë trendet më të fundit në fushën e ekonomisë së gjelbër, shkruan kallzo.com, përcjell albinfo.ch
Ky edicion do të fokusohet në: Teknologjinë e gjelbër dhe inovative, Energjinë e rinovueshme, Urbanizimin e qëndrueshëm, ndërtimin dhe dizajnin, Mbrojtjen e ambientit.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?














