Sport
Verona Gjinaj, drejt titullit kampion në taiboks në Zvicër
"Ndeshja e radhës do të jetë më 16 nëntor. Aty do të luftojë për titullin kampion të Zvicrës“, thotë ajo, duke premtuar se do të arrijë ta fitojë këtë duel
Talentja e taiboksit në Zvicër, shqiptarja Verona Gjinaj, nuk ka të ndalur. Të shtunën e kaluar ajo ka regjistruar edhe një fitore në karrierën e saj. Është kjo fitorja e 4-t e boksieres 15-vjeçare, e cila jeton në Kriens, kantoni Luzern.
„Kam fituar përballë zviceranes Tiffany Wilend. Edhe në prill të këtij viti kemi pasur duel, në të cilën edhe atëherë fitova. Por meqë klubi i saj kërkoi revansh, u përballëm edhe një herë, dhe prapë fitova“, thotë Verona për albinfo.ch.
Për këto suksese të deritashme ajo falënderon trajnerin e saj dhe boksierin e njohur shqiptar, Tefik Bajrami dhe klubin e tij në Luzern. „E falënderoj shumë trajnerin Tefik Bajramin dhe klubin „Bajrami“ në Luzern. Natyrisht falënderoj edhe prindërit dhe gjithë familjen time për përkrahjen që ma japin për të vazhduar me suksese të tjera“, shprehet Verona.
Pas kësaj fitore, Veronës i janë hapur rrugët për të zhvilluar ndeshje për titullin kampion në taiboks të Zvicrës.
„Do të vazhdoj me ushtrime intensive. Ndeshja e radhës do të jetë më 16 nëntor. Aty do të luftoj për titullin kampion të Zvicrës“, përgjigjet ajo duke premtuar se do të arrijë ta fitojë edhe këtë duel, i cili do të jetë sigurisht më i vështiri në karrierën e saj të deritashme.
Verona është nxënëse e shkollës së mesme në Kriens, Luzern, ndërsa është me prejardhje nga komuna e Gjakovës. Ajo flet disa gjuhë: shqip, gjermanisht, anglisht, kroatisht dhe pakëz spanjisht.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht














