Bota
Qeveria gjermane forcon masat kundër ekstremizmit të djathtë
Gjermania miratoi në vitin 2017 një nga ligjet më kufizuese në Europë kundër shpifjeve në internet
Qeveria gjermane njoftoi sot masat e marra për të luftuar dhunën e forcave të ekstremit të djathtë, veçanërisht në shitjen e armëve dhe gjuhën e urrejtjes në internet, vetëm disa javë pas sulmit antisemit dhe racist në Halle.
“Kërcënimi i ekstremizmit të djathtë dhe terrorizmit të djathtë, si edhe ai i lidhur me antisemitizmin, është shumë i lartë në Gjermani”, deklaroi ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, në një konferencë shtypi në Berlin, për të justifikuar këtë iniciativë, raporton Gazeta Ekspres.
Gjermania miratoi në vitin 2017 një nga ligjet më kufizuese në Europë kundër shpifjeve në internet.
Tani, operatorët e platformave në internet duhet të raportojnë në polici përmbajtje të caktuara problematike, siç janë kërcënimet me vdekje dhe nxitja e urrejtjes, si edhe adresat IP lidhur me to, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













