Tematike
A do ta fitojnë të drejtën e votës të huajt me Vizë C në Kantonin e Soloturnit?
Nga kjo e drejtë do të përfitonin më shumë se 42.000 persona në këtë kanton, ose 16% e gjithë popullatës
Të huajt me leje të përhershme qëndrimi (Vizë C) në Kantonin e Solothurnit do të mund të fitojnë të drejtën për të votuar dhe për t`u zgjedhur në nivel komunal. Këtë të paktën e kërkon një iniciativë popullore, të cilën një komitet i majtë e ka dorëzuar në zyrën përkatëse (kancelarinë shtetërore) të kantonit, shkruan sda.
Sipas të dhënave të prezantuara nga komiteti, iniciativa kushtetuese për zgjerimin e autonomisë komunale në kuptimin e dhënies së të drejtës për të votuar dhe për t`u zgjedhur ka grumbulluar 3060 nënshkrime të vlefshme.
Të rinjtë e SP-së së Oltenit, me mbështetjen e SP-së, Të Gjelbërve (GPS), socialistëve të rinj (Juso) dhe të rinjve të GPS-së duan ta ndryshojnë kushtetutën kantonale, transmeton albinfo.ch. Me ndryshimin e kërkuar, komunat duhet t`ua japin të huajve me vizë C të drejtën për të votuar dhe për t`u zgjedhur në nivel komunal.
Në tekstin e iniciativës thuhet se komunat vendosin nëse do t`ua japin atyre të drejtën e votimit si dhe të drejtën aktive dhe pasive të zgjedhjes ose vetëm pjesë nga këto. Nga kjo e drejtë do të përfitonin më shumë se 42.000 persona në këtë kanton ose 16% e gjithë popullatës.
Në Kantonin e Solothurnit deri tani kanë dështuar disa përpjekje për të vendosur të drejtën e votës për të huajt, përcjell albinfo.ch. Së fundi, në qershor të vitit 2017 në Parlamentin e Kantonit, me 55 vota kundër dhe 39 pro, ishte hedhur poshtë një kërkesë popullore për pjesëmarrje në vendimmarrjen politike. Por Këshilli i Kantonit (qeveria) dhe komisioni për drejtësi e kishin përkrahur këtë kërkesë.
Në vitin 1997 votuesit kishin hedhur poshtë në mënyrë bindëse iniciativën popullore “zäme läbe – zäme wähle” (Bashkë jetojmë – bashkë zgjedhim). Kjo iniciativë kërkonte një të drejtë të përgjithshme vote për të huajt në nivel kantoni dhe komune.
Ndërsa në vitin 2005 populli e kishte hedhur poshtë kërkesën për ndryshim të pjesshëm të ligjit mbi komunat, transmeton albinfo.ch. Me atë ligj duhej të krijohej baza për një të drejtë vullnetare vote të të huajve në nivelin komunal.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













