Tematike
Në 70% të familjeve zvicerane, punët e shtëpisë janë “punë të grave”
Në 69 për qind të familjeve, gruaja kujdeset për përgatitjen e ushqimit, për larje dhe pastrim. Në vitin 2013 “epërsia” e gruas në këtë drejtim ka qenë 74%
Punët e shtëpisë, me gjithë përmirësimet e caktuara, edhe në Zvicër vazhdojnë të mbeten barrë e gruas. Me fjalë tjera, punët e shtëpisë dhe përkujdesja për fëmijët edhe më tutje janë “punë grashë”. Nga ana tjetër, siç tregon raporti më i ri i Zyrës Federale për Statistikë (BFS), burri është ai që në të shumtën e rasteve i përkushtohet profesionit.
Sipas BFS, në 69 për qind të familjeve, gruaja kujdeset për përgatitjen e ushqimit, për larje dhe pastrim, në rastet kur familja ka fëmijë, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2013 “epërsia” e gruas në këtë drejtim ka qenë 74% .
Në vetëm 5% të rasteve është burri ai që kujdeset për punët e përmendura, ndërsa në çerekun që mbetet (rreth 25%), burrat dhe gratë i ndajnë punët në mënyrë të barabartë.
Fakti se imazhi i familjes po ndryshon vetëm ngadalë, ka të bëjë me botën e punës, thekson sociologu Ben Jann nga Universiteti i Bernës, i kontaktuar lidhur me këtë çështje. Sipas tij, shumë punëdhënës më me dëshirë do të punësonin një burrë të ri se sa një grua të re, edhe kur ata kanë kualifikime të njëjta, përcjell albinfo.ch. Kjo ndodh për shkak të mundësisë që gruaja e re së shpejti mund të lindë fëmijë.
Qëndrimi i popullatës kundrejt punësimit të nënave me fëmijë të moshës parashkollore ka ndryshuar dukshëm nga vitet 90 të shekullit të kaluar deri sot. Kështu, në vitin 1994/95, 60% të burrave mendonin se fëmijët vuajnë mungesën e nënave të tyre kur ato janë të punësuara, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në vitin 2013 kështu mendonin 44% të burrave dhe në vitin 2018, vetëm 36% të tyre.
Nga ana tjetër, në vitin 1994/95 ishin 49% të grave që ndanin po këtë mendim ndërsa në vitin 2018 shkalla e grave që mendojnë se duhet të mbeten të papuna për të rritur fëmijët, ka rënë në 27%.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












