Bota
SHBA shton masat kundër ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2020
SHBA do të mbrohet nga çdo ndërhyrje e Rusisë, Kinës dhe Iranit në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020, njoftuan për shtypin shtatë agjencitë qeveritare, përfshirë FBI-në dhe NSA, në një komunikatë të publikuar sot.
‘’Do të ketë një nivel koordinimi të pazakontë mes 50 shteteve dhe territoreve amerikane për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve.
Kundërshtarët tanë duan të minojnë institucionet tona demokratike, të ndikojnë në opinionin publik dhe të ndikojnë në politikat qeveritare’’, thuhet në komunikatë. “Rusia, Kina, Irani dhe lojtarët e tjerë keqdashës të huaj do të përpiqen të ndërhyjnë në procesin e votimit ose të ndikojnë në perceptimin e votuesve.
Fushatat e mediave sociale, fushatat e dezinformimit dhe sulmet në internet ndaj infrastrukturës shtetërore dhe lokale janë të gjitha mënyrat e mundshme që mund të përdoren për të ndërhyrë”, thuhet më tej në komunikatë. Deklarata u bë nga FBI, NSA, Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Siguria e Infrastrukturës (CISA).
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave “Pa përpjekjet e duhura ka rrezik që shqipja pas 2, 3 brezave ndoshta jo të humbet...
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
Jeta në Zvicër
-
Kosova në fokus të takimeve Zvicër – Itali Këtë të martë, Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd dhe Ministri i Mbrojtjes së Italisë Guido Crosetto,...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
A po kthehet koronavirusi në Zvicër?
-
Si të merrni një leje si punëtor ndërkufitar në Zvicër
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale