Lajme
Ka filluar “Java Japoneze” në Kosovë
Ky vit shënon një përvjetor të veçantë – 10 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Kosovës.
Me këtë rast, Ambasada e Japonisë në Austri dhe Fondacioni Japonez me mbështetjen e Japan Tobacco International (JTI) do të jenë nikoqirë të ngjarjes pesëditore të kulturës japoneze “Java Japoneze”, e cila do të mbahet në ambientet e Kino Armatës në Prishtinë nga 6 deri më 10 nëntor. Rikujtojmë se hyrja do të jetë falas.
Më 6 dhe 7 nëntor do të mbahen koncerte të muzikës japoneze nga znj. Sumie Kaneko, përformuese e instrumenteve japoneze Koto dhe Shamisen me qendër në New York, dhe z. Takuya Taniguchi, baterist Taiko me qendër në Mynih, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Të dy muzikantët janë jo vetëm mjeshtër të instrumenteve të tyre tradicionale japoneze, por gjithashtu pionierë në përdorimin e tyre në muzikën bashkëkohore dhe eksperimentale.
Për herë të parë në Kosovë audienca do të ketë mundësinë të shijojë tingullin e fuqishëm të baterive të lashta japoneze, së bashku me instrumentet tradicionale me tela Shamisen dhe Koto.
Përveç koncertit, katër filma japonezë të publikuar në Japoni në vitet 2017–2018 do të shfaqen çdo natë gjatë evenimentit në Kino Armata.
Të gjithë filmat janë në versionin origjinal me titra anglisht dhe hyrje falas.
Programi:
6.11./ 18:00 HAPJA dhe KONCERT nga Sumie Kaneko (Shamisen, Koto) & Takuya Taniguchi (Taiko)
6.11./ 20:30 FILM “Mori, Vendbanimi i Artistit” (2018, 99 minuta)
7.11./ 18:00 KONCERT nga Sumie Kaneko & Takuya Taniguchi
7.11./ 20:30 FILM “FATI. Përralla e Kamakuras” (2017, 129 minuta)
8.11./ 18:00 FILM “Përzierje” (2017, 119 minuta)
8.11./ 20:30 FILM “Bëj sikur të jesh” (2017, 117 minuta)
9.11./ 18:00 FILM “Mori, Vendbanimi i Artistit” (2018, 99 minuta)
9.11./ 20:30 FILM “FATI. Përralla e Kamakuras” (2017, 129 minuta)
10.11./ 18:00 FILM “Bëj sikur të jesh” (2017, 117 minuta)
10.11./ 20:30 FILM “Përzierje” (2017, 119 minuta)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardita Dema Mehmeti: “Një grua shqiptare duhet të dëshmohet dy herë” Intervistë, portret mbi lidershipin femëror, decentralizimin dhe integritetin profesional... -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues
Jeta në Zvicër
-
Shumë sfida e presin shefin e ri të ushtrisë zvicerane, Benedikt Roos Shefi i ri i ushtrisë, Benedikt Roos, do të marrë zyrtarisht detyrën më 1 janar. Nga... -
Karin Keller-Sutter mbyll një vit të trazuar presidencial -
Kantoni i Vaudit rrit ndjeshëm taksat për automjetet më ndotëse -
Medikamentet për gripin: Zbuloni diferencat e çmimeve midis Gjermanisë dhe Zvicrës -
1420 të huaj marrin përfitime plotësuese pa pension












