CH-Ballkani
Handke kishte pasaportë jugosllave: A mund ta humbë shtetësinë austriake?
Duke qenë se në Austri pasja e dy shtetësive praktikisht përjashtohet, Handke mund të përballet me pasoja ligjore, deri në humbjen e shtetësisë austriake
Fituesi kontrovers i çmimit Nobel për letërsi për këtë vit, austriaku Peter Handke, duket të ketë pasur në zotërim një pasaportë “jugosllave”. Sipas njoftimit të portalit “Intercept”, të përhapur pastaj në të gjitha mediat austriake dhe të tjera, Handke ka pasur së paku nga viti 1999 pasportën në fjalë, e cila më 15 qershor 1999 i ishte ndarë në ambasadën në Vjenë, të shtetit të atëhershëm, tashmë ish-Jugosllavisë.
Kësaj i kishte paraprirë shfaqja e dramës së tij në “Burgtheater” të Vjenës, në të cilën Handke kritikonte proceset gjyqësore kundër kriminelëve të luftës, mes të cilëve ishte edhe Slobodan Milosheviç.
Fotografitë e pasaportës së tij janë prej kohësh në arkivin e Bibliotekës Kombëtare Austriake. Por së fundi ato ishin hequr nga aty, njofton “Standard”. Autori i fotografisë ndërkohë e ka fshirë atë, thonë në bibliotekë. Por, sot ato fotografi janë paraqitur sërish. Kësaj radhe online.
Duke qenë se në Austri pasja e dy shtetësive praktikisht përjashtohet, Handke mund të përballet me pasoja ligjore, deri në humbjen e shtetësisë austriake, transmeton albinfo.ch. Së këndejmi, autoritetet përgjegjëse të landit Kärnten, ku Handke është i lindur, kanë nisur hetimet rreth lëndës në fjalë.
“Kur një shtetas austriak merr një nënshtetësi tjetër nëpërmjet shprehjes së vullnetit të tij për këtë gjë, ai e humb automatikisht shtetësinë austriake. Përjashtim bën këtu vetëm në rast se ai ka kërkuar paraparakisht leje për mbajtjen edhe të nënshtetësisë austriake”, thuhet në një prononcim nga niveli federal i Austrisë. Te Handke nuk dihet ende nëse ka ndodhur kështu ose jo, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye Ministria e Brendshme Federale ka ngarkuar qeverinë e landit Kärnten që të merret me çështjen.
Peter Handke me qëndrimet e tij të dëshmuara proserbe dhe promillosheviçiane, ka nxitur prej kohësh urrejtjen e popujve viktima të luftës në ish-Jugosllavi. Ndërsa çmimi Nobel që i është ndarë nga Akademia Suedeze e Nobelit ka shkaktuar kundërshtimet e boshnjakëve, shqiptarëve dhe një pjese të mirë të elitave intelektuale të hapësirës gjermanofone e më gjerë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












