Kalendari
Konkurs për mësimdhënës në pikat shkollore Muri dhe Merenschwand AG
LAPSH Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër
ALEV Albanischer Lehrer- und Elternverband “Naim Frashëri” in der Schweiz
LEPA Ligue des Enseignants et des Parents Albanais “Naim Frashëri” en Suisse
LIGA Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi “Naim Frashëri” in Svizzera
KONKURS
për vitin shkollor 2019/2020
(Të drejtë konkurrimi kanë vetëm kandidatët me leje pune në Zvicër)
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Kantonin e Argaut (AG) shpall konkurs për mësimdhënës-e në pikat shkollore Muri dhe Merenschwand të Kantonit AG
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
– të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
– të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane
– të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, pedagogji).
Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:
LAPSH „Naim Frashëri“ – Argau: Riza Demaj, Bernstrasse West 60, 5034 Suhr, ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike: [email protected]
Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër.
Suhr, 29. Tetor 2019 Kryesia e K.K. të LAPSH-it„Naim Frashëri“ AG
Riza Demaj– kryetar i Kryesisë Kantonale AG
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit29 Tetor 2019
- Ora23:00
- Data e përfundimit14 Nëntor 2019 - 23:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












