Kosova
KDI, nevojiten 3 javë për rinumërimin e 1500 vendvotimeve
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot nis zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimi i 1472 vendvotimeve. Si pasojë e këtij rinumërimi, certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do të zvarritet deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë.
Eugen Cakolli nga KDI për mediat në Kosovë ka deklaruar se me vendimin e PZAP-së rreth 90 për qind e vendvotimeve janë rinumëruar deri tani.
Duke marrë parasysh ecurinë e procesit të rinumërimit të dy rundeve të kaluara, Cakolli thotë se procesi i rinumërimit të rreth 1500 vendvotimeve pritet të përfundojë pas rreth 3 javësh.
“Nëse merret parasysh dinamika e procesit të rinumërimit nga procesi paraprak që është zhvilluar në dy raundet e rinumërimit, atëherë unë besoj se me dinamikën e njëjtë do t’i duhen QNR të paktën deri në 3 javë për të përfunduar procesi i rinumërimit për këto qendra. Me gjasë, KQZ do të vendosë për shtim të kapaciteteve të QNR-së, shtimin e tavolinave për masën diku 30 për qind që nënkupton që automatikisht edhe vetë procesi i rinumërimit do të shkurtohet në afat 30 për qind. Besoj që është tejet e rëndësishme që procesi i rinumërimit të mos ngutet nga cilido akterë të përfshirë, meqenëse se nëse i marrim parasysh diferencat e vogla të subjekteve që pretendojnë të jenë pjesë e Kuvendit atëherë duhet që ky proces të jetë kredibil dhe transparent, në mënyrë që të evitohet çfarëdo mundësie që edhe procesi i rinumërimit më pastaj të kontestohet”, tha Cakolli.
Sipas Cakollit, vendimi për rinumërimi nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa do ta zvarrisë tutje certifikimin e rezultateve. Madje ai thotë se i tërë ky proces mund të përmbyllet me certifikim në fund të muajit nëntor apo në fillim të muajit dhjetor. Edhe analisti politik, Rasim Alija, thotë se duke marrë parasysh trendin e rinumërimit të deritanishëm në QNR, procesi i rinumërimit të 1472 vendvotimeve do të zgjasë rreth dy javë, teksa shton se nevojitet një reformë zgjedhore me qëllim që të mos përsëriten parregullsi të tilla, përcjell albinfo.ch.
Përmes një shkese për media, Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të fillojë procesit i rinumërimit të vendvotimeve, pasi vendimit të marrë nga PZAP-i.
“Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, thuhet në shkresë.
PZAP të hënën ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











