Lajme
Trumpi priti Erdoganin: “Jemi miq të mirë”
Erdogan takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë në një kohë kur diferencat midis dy aleatëve të NATO-s, janë të mëdha
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, takoi në Uashington presidentin amerikan, Donald Trump, në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve aleate të NATO-s janë tensionuar për shkak të Sirisë dhe blerjes së sistemeve ruse të raketave nga Ankaraja.
Ofensiva e fundit e Turqisë kundër aleatit kryesor amerikan në Siri nuk e ka ndaluar presidentin amerikan, Donald Trump, që të takojë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me një vizitë në Shtëpinë e Bardhë dhe me një konferencë të përbashkët për media.
Vvizita ndodhi dje, atëherë kur seancat dëgjimore sa i përket hetimit të mundshëm ndaj Trumpit nisën të bëheshin publike – seanca këto për të cilat presidenti amerikan tha se është “shumë i zënë” për t’i shikuar. Në orët e pasdites, presidenti mbajti një takim me Erdoganin, me senatorët Lindsey Graham, Tim Scott, Ted Cruz, Joni Ernst dhe Jim Risch, raporton “CBS News”.
“Dua ta falënderoj presidentin për punën që kanë bërë, dhe e them sërish, kjo ka qenë për mijëra vjet në proces mes kufijve, mes këtyre vendeve dhe vendeve të tjera ku ne jemi të përfshirë, ndonëse 7 mijë milje larg”, tha Trumpi për Erdoganin. “Prandaj, dëshirojmë të brengosemi për këto gjëra”.
Po ashtu, Trumpi shtoi se ai dhe Erdogani kanë qenë “miq shumë të mirë”, pothuajse nga “dita e parë”. Ai përmendi se shumë turq po vriten “në zonën për të cilën po flasim” dhe ajo “nuk është rrugë njëkahëshe”.
Ai tha se me Erdoganin do të diskutojnë për sistemin mbrojtës raketor rus S-400, të cilin e ka blerë Turqia, sikurse edhe për programin e aeroplanëve luftarakë F-35. SHBA-ja e ka përjashtuar Turqinë nga programi i aeroplanëve luftarakë amerikanë F-35 gjatë verës për shkak të vendimit të tyre për të blerë sistemin S-400, i cili mund të jetë kërcënim për aeroplanët F-35 dhe i cili nuk është kompatibil me sistemet e NATO-s. Turqia mund të përballet me sanksione amerikane edhe për blerjen e sistemit rus të armatimit.
I pyetur nga një reporter nëse ka ndonjë mundësi që Turqia të përdorë edhe sistemin S-400 e edhe të marrë pjesë në programin F-35 në të njëjtën kohë, presidenti amerikan tha se ai dhe Erdogani po flasin për këtë çështje.
Gjithashtu, pati kritika të shumta nga ligjvënësit amerikanë për takimin e Trumpit me Erdoganin, për shkak të ofensivës ushtarake nga kurdëve në Siri, Trumpi tha se kurdët “nuk janë engjëj”.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi Autoritetet bllokojnë rrugët dhe marrin masa sigurie pas rënies së gurëve dhe zhvendosjes së dheut... -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale













