Shqipëria
Cakaj : Mospranimi i Kosovës në organizatë ishte gabim historik
Në mbrojtje të Kosovës, ka dalë sot ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj
Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-së ka disa ditë që është duke zhvilluar punimet e saj në Paris. Nga Republika e Kosovës nuk është duke marrë pjesë askush. Në ditën parë të kësaj asambleje ka folur presidenti i Serbisë, Aleksadner Vucic, i cili ka kërkuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, ndërkohë kishte shfrytëzuar terenin për proagandë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Megjithatë në mbrojtje të Kosovës, ka dalë sot ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili ka thënë se do të angazhohet vazhdimisht që Kosova të pranohet në UNESCO.
Cakaj në Paris në Konferencën e Përgjithshme të Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, para të pranishmëve ka treguar edhe për fushatën dezinformuese të Serbisë ndaj Kosovës.
”Në diskutim nënvizuam domosdoshmërinë e patjetërsueshme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO! Denoncuam fushatën dezinformuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe e bëmë të qartë edhe njëherë: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO!”.
Ai në fjalën e tij tha se mos anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, ishte gabim historik.
”Fatkeqësisht është ende një shtet në Europë që nuk është ende pjesë e kësaj organizate dhe ai shtet është Republika e Kosovës. Refuzimi i anëtarësimit të Kosovës ishte një gabim historik”, ka deklaruar Cakaj.
Ministri shqiptar, ka thënë se këto takime do të ishin më të frytshme nëse do të merrte pjesë Kosova.
”Takimet tona do të ishin më të pasuruara dhe më të mira sikur edhe Kosova të ishte pjesë e UNESCO”.
”Edhe njëherë iu bëjmë thirrje të gjitha vendeve anëtare të UNESCO-s që të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka shtuar Cakaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











