Kosova
Gramoz Vokrri: Xherdan Shaqiri ishte afër të luante për Kosovën
Gramoz Vokrri, i biri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ka zbuluar një detaj, duke treguar se Xherdan Shaqiri ishte shumë afër që të bëhej pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
I ftuar në RTV Dukagjin, Gramoz Vokrri ka dhënë detaje interesante derisa ka komentuar figurën e Xherdan Shaqirit. Ai e ka quajtur ambasador të Kosovës Shaqirin.
“Xherdan Shaqiri është ambasador i Kosovës. Është lojtari i parë që ka fituar Ligën e Kampionëve, me Bayern Munich. Kur ka festuar ai nuk e ka harruar prejardhjen dhe e ka vendosur flamurin e Kosovës dhe Zvicrës afër kupës së Ligës së Kampionëve”, ka thënë Gramoz Vokrri, shkruan sinjali, përcjell albinfo.ch.
Tutje ai ka zbuluar një sekret se sa afër ishte Shaqiri që të bëhej pjesë e Kosovës.
“Mund të them lirisht si njeri i afërt i Vokrrit (babait të tij), që kam qenë, Xherdan Shaqiri ka qenë njëri ndër lojtarët e parë shqiptarë që ishte afër të luajë për Kosovën. Këtë po e them, sepse e di bisedat që i ka zhvilluar ai me Vokrrin”, ka thënë Gramozi.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës













