Lajme
Industria gjermane kërkon lehtësime për punësimin e refugjatëve
Industria gjermane kërkon nga zyrat e të huajve më shumë lehtësime për punësimin e refugjatëve.
Pjesërisht zyrat e të huajve e interpretojnë ashpër ligjin, kritikon DIHK.
Refugjatëve duhet t’u lehtësohet futja në tregun gjerman të punës, kërkon Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK) në një pozicionim të saj të fundit. DIHK pret më shumë zemërgjerësi nga zyrat e të huajve, veçanërisht për rastet e kalimit nga kurset për mësimin e zanatit në tregun e punës, raporton gazeta gjermane “Welt am Sonntag”. “Kush i mëson zanatin një refugjati, si rregull do ta marrë atë më pas edhe në punë”, është shprehur zëvendëskryetari i DIHK, Achim Dercks, për gazetën gjermane, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Parimisht është e mundur në Gjermani që me rregulloren 3+2, të hapet më shpejt rruga e integrimit. Refugjatët, që janë vetëm me “duldung” (leje qëndrimi e toleruar për shkaqe të caktuara) kanë më shumë siguri, që të përmbyllin shkollimin 3-vjeçar dual profesional pa u dëbuar nga Gjermania. Përveç kësaj, ligjvënësit gjermanë kanë mundësuar edhe qëndrimin për shkaqe punësimi edhe për dy vjet në sipërmarrje.
Në praktikë ligjet interpretohen në mënyra të ndryshme nga zyrat e të huajve, kritikon DIHK. “Kjo bën që sipërmarrjet gjermane të mos kenë siguri në planifikim, për shkak se autoritetet e të huajve praktikojnë kritere të ndryshme dhe bëjnë interpretime pjesërisht të ashpra”, vëren Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë.
Një nga pikat e dobta të integrimit të refugjatëve në jetën e punës mbetet gjuha, faktor vendimtar edhe mësimin e zanatit. Shumë refugjatë që janë në shkollim e sipër të zanatit kanë vështirësi të ndjekin pjesën teorike të mësimit të zanatit në shkollë. Rast i njohur u bënë në mediat gjermane, shkollat profesionale të Shtutgartit, të cilat zbuluan se 72% e të rinjve refugjatë në shkollim në rajon nuk e ndiqnin dot shkollimin për shkak të mangësvie gjuhësore, pavarësisht motivimit për punën që kishin në firmë. (Sistemi dual arsimor gjerman parashikon krahas mësimit të zanatit në sipërmarrje, edhe pjesën teorike në shkolla, shën.red.).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës











