Lajme
“TheRichest”: Prishtina, qytet që duhet vizituar
Ueb-faqja e specializuar vlerësimin e pasurive të personave të famshëm, TheRichest.com, kësaj radhe ka sjellë një përmbledhje prej 10 qyteteve evropiane – më të shtrenjtat dhe më të lirat.
Në artikull thuhet se Evropa është një prej destinacioneve më të mira në botë për udhëtim, dhe edhe në qoshet më të errëta e më të thella në botë do të dinë për mrekullitë që kontinenti ka ruajtur për ne.
Thotë se disa prej qyteteve evropiane nuk e kanë hijeshinë për të rënë në sy, por shton se disa prej tyre janë shumë të bukur dhe ia vlen të vizitohen për arsye të ndryshme, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch.
E në mesin e qyteteve të lira për t’u vizituar në Evropë është edhe Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, i cili është renditur i pesti në listë.
“Kosova është një vend që vërtet ka kaluar nëpër ditë të errëta gjatë dekadave të fundit, dhe vetëm tani kanë nisur të dalin në anën tjetër. Prishtina është një qytet në fazën e zhvillimit dhe është krejtësisht e kuptueshme për ne. Janë shumë larg për t’u bërë pikë turistike, por duket prapa kanë investimet e duhura për të arritur këtë, që gjithmonë është pikë ideale për t’u nisur. Ata s’pretendojnë të jenë diçka që nuk janë por fatmirësisht, njerëzit janë shumë simpatikë”, thuhet në përshkrimin që i është bërë kryeqendrës së Kosovës.
Ndër qytetet e tjera që kjo ueb-faqe ka listuar për t’u vizituar, janë edhe: Firence/Itali (shtrenjtë), Charleroi/Belgjikë (lirë), Talin/Estoni (shtrenjtë), Glasgow/Skoci (lirë), Kopenhaga/Danimarkë (shtrenjtë), Bruges/Belgjikë (shtrenjtë), Minsk/Bjellorusi (lirë), Sevilla/Spanjë (shtrenjtë) dhe Venecia/Itali (lirë).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” Kompania “Thinking Machines Lab”, e themeluar nga ish-drejtoresha teknike e OpenAI, synon të konkurrojë në tregun... -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta













