Integrimi
As 27 vjet qëndrimi, as martesa me zviceranen nuk e shpëtojnë kosovarin nga dëbimi
Kosovari është dënuar gjithsej 16 herë në Zvicër, konstaton Gjykata Federale. Ndonëse disa nga shkeljet janë të hershme në kohë dhe ato duhej të ishin vjetërsuar (parashkruar), edhe ato e rëndojnë tani gjendjen e tij
Një kosovar, sot 36- vjeçar, nga Kantoni Aargau, ka pasur në vazhdimësi punë me drejtësinë. Tani së fundi atij i është vërtetuar nga Gjykata Federale masa e dëbimit nga Zvicra. Kjo ka ndodhur pas 27 vjetësh qëndrimi në Zvicër, pas 16 dënimesh dhe, përkundër faktit se është i martuar me zvicerane.
Gjykatat nuk dallohen për zgjedhjen e fjalëve veçanërisht drastike për të gjykuarit. Vendimet e tyre zakonisht janë të formuluara mbi fakte, koncize, të thata, shkruan aargauezeitung.ch. Por në rastin e kosovarit që me vite po u nxjerr punë gjyqeve, Gjykata Federale në një vendim të mëparshëm kishte braktisur paksa këtë zakon, transmeton albinfo.ch. ”Një njeri me “energji të konsiderueshme kriminale” thuhet në vendim të mëhershëm gjyqësor për të gjykuarin, i cili kishte ardhur në Zvicër si fëmijë nëntë vjeç me familjen e tij.
“Ai të ngjallë imazhin e një delikuenti të paintegruar në shoqëri”, thuhet në vendimin gjyqësor të Gjykatës Federale, të publikuar të mërkurën. Ndërsa në mes të këtyre dy vendimeve janë më shumë se gjashtë vite.
Gjatë kësaj kohe ai ka bërë përpjekje të shmangë dëbimin nga Zvicra. Të dy herët ai ka provuar të bëjë këtë shmangie duke lidhur martesë me një zvicerane gjatë kohës sa procedura penale kundër tij ishte duke rrjedhur. Dhe në të dy rastet ankesat e tij dolën të pafrytshme.
Pasi që herën e parë ai nuk kishte pasur sukses në kundërshtimin e vendimit për të lëshuar Zvicrën, Zyra Federale për Migracion në vitin 2013 i kishte shqiptuar atij krahas dëbimit, edhe masën e ndalimit të hyrjes në Zvicër për pesë vjetët e ardhshme, përcjell albinfo.ch. Nga vendimi gjyqësor nuk mund të kuptohet nëse ai atëbotë e kishte lëshuar Zvicrën ose jo. Por, ajo që shihet aty qartë është se qysh në mars të vitit 2014 kosovari ishte dënuar sërish në Zvicër; Gjykata e Qarkut në Cyrih, i kishte shqiptuar atij një dënim me para me kusht si dhe një gjobë për shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit dhe për sjelljen kundërligjore me rastin e një aksidenti.
Në vitin 2017 ai kishte pasuar një dënim tjetër, i radhës.
Kosovari është dënuar gjithsej 16 herë në Zvicër, konstaton Gjykata Federale. Ndonëse disa nga shkeljet janë të hershme në kohë dhe ato duhej të ishin vjetërsuar (parashkruar), edhe ato e rëndojnë tani gjendjen e kosovarit.
Veçanërisht rëndues është një gjykim nga viti 2007. 15 muaj burgim ia kishte shqiptuar atëbotë Gjykata e Qarkut e Lenzburgut, veç tjerash, për shkaktim lëndimi të lehtë trupor, vjedhje dhe drejtim të një motori në gjendje të dehur.
Ndonëse parimisht ai ka të drejtë për leje qëndrimi të përhershën, pasi që është i martuar me një zvicerane, ekzistojnë edhe shkaqe për shuarjen e kësaj leje qëndrimi. Dhe, njëra nga shkaqet është, sipas Gjykatës Federale, ekzistimi i një dënimi me heqje lirie në një kohëzgjatje të konsiderueshme.
Normalisht, një leje qëndrimi mund të shuhet vetëm në rast se diçka e tillë është në përputhje me peshën e dënimit. Një parakusht që sipas ankesës së kosovarit, nuk është plotësuar në rastin e tij. Ai ankohet duke thënë se Zyra Kantonale për Migracion e Cyrihut, e cila ndërkohë është bërë kompetente për lëndën, nuk kishte të drejtë t`ia anulonte lejen e qëndrimit që atij i ishte dhënë ndërkohë sërish dhe kështu, nuk kishte të dejtë as ta dëbonte nga Zvicra.
Sipas tij, nuk është proporcional me veprën e bërë dëbimi i tij nga Zvicra pas më shumë se 27 vjetësh qëndrimi këtu, transmeton albinfo.ch. Bashkëshortja e tij, prindërit, vëllezërit dhe motrat jetojnë këtu, ndërsa sipasa asaj që ka deklaruar, ai nuk mban kontakte në Kosovë pothuaj me askë.
Edhe gjyqtarët kanë pranuar se kthimi i tij është gjithsesi i lidhur me vështirësi. “Por sipas tyre, interesi publik për ta dëbuar nga Zvicra peshon më shumë se ai personal i kosovarit për të qëndruar në Zvicër. Ai ka bërë për vite të tëra shkelje të ligjit njërën pas tjetrës dhe nuk ka ditur t`i shfrytëzojë shanset e shumta që i janë ofruar”, thuhet veç tjerash në arsyetimin e kundërshtimit të ankesës së kosovarit, përcjell albinfo.ch.
Në rrethanat e tashme i bie që ai ta lëshojë Zvicrën 11 vjet pas vendimit të parë të Zyrës për Migracion të Aargaut për dëbim të tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













