Kosova
Porti i Durrësit, portë e hyrjes së mallrave me destinim Kosovën
Mallrat që kanë destinacion tregun e Kosovës kontrollohen dhe zhdoganohen nga zyrtarë doganorë të Kosovës të vendosur në këtë port
Hapja e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit të Shqipërisë, e bërë në janar të këtij viti, sipas autoriteteve në Prishtinë, ka ndikuar në rritjen e importit të mallrave përmes transportit detar që destinacion kanë Kosovën, si dhe ka lehtësuar procedurat doganore.
Bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës, që nga vendosja e pikës doganore në Portin e Durrësit janë proceduar rreth 4 mijë maune me destinacion terminalet doganore në Kosovë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kjo pikë doganore në Portin e Durrësit ishte vendosur më 15 janar të këtij viti. Mallrat që kanë destinacion tregun e Kosovës kontrollohen dhe zhdoganohen nga zyrtarë doganorë të Kosovës të vendosur në këtë port.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovë, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se për subjektet importuese kosovare, funksionimi i kësaj zyre doganore në Portin e Durrësit, ka shkurtuar koston e shpenzimeve të transportit, kohën si dhe procedurat burokratike tregtare.
“Aktualisht, në këtë zyre punojnë 6 zyrtarë doganorë. Brenda 11 muajve kjo zyre doganore e Kosovës në Portin e Durrësit ka proceduar 3.668 kërkesa apo maune transit me destinacion terminalet doganore në Kosovë. Për subjektet importuese kosovare funksionimi i kësaj zyre paraqet lehtësim, sepse agjencive doganore të autorizuara (nga këto kompani kosovare) që iu kryejnë shërbimet në zhdoganim të mallrave në Kosovë, u është dhënë mundësia që të kryejnë edhe procedurën e transitit nga Porti i Durrësit deri në destinacion, brenda Kosovës”, thotë Stavileci.
Më shumë se 60 për qind e mallrave të huaja që hyjnë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, shfrytëzojnë transportin detar, konkretisht Portin e Durrësit dhe të Shëngjinit në Shqipëri. Shfrytëzimi i transportit detar për mallrat e importuara kishte filluar të shënojë rritje pas përfundimit të autostradës “Ibrahim Rugova”, e njohur edhe si ‘Rruga e Kombit’, e cila lidhë Kosovën me Shqipërinë dhe anasjelltas.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh














