Kosova
Përfundon më në fund rinumërimi, vendoset fati i NISMA-AKR-së
Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nesër gjatë ditës
Ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1, 407 vendvotimeve, për të cilat ka vendosur PZAP-i.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se para certifikimit të zgjedhjeve do të marrin konfirmimin nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme.
Elezi tha se brenda 24 orëve mund ta paraqiten ankesat në PZAP, ndërsa publikimi i rezultateve në faqen e KQZ-së pritet të bëhet më së largu ditën e nesërme.
“Tash ka përfunduar rinumërimi i 1407 vendvotimeve. Falënderojmë të gjithë zyrtarët e numërimit që me përkushtim kanë punuar në përmbylljen e këtij procesi. Sot është dita e 12-të e rinumërimit që nga vendimi i PZAP-it. Para se KQZ të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, merr konfirmimin nga PZAP dhe Gjykata Supreme që nuk ka ndonjë çështje që është në shqyrtim. Rezultatet pas këtij procesi do të publikohen në web-faqen e KQZ-së”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online, përcjell albinfo.ch.
Ai tutje ka shtuar se deri nesër do të mund të bëhen publike rezultatet e këtij rinumërimi.
Elezi tha ende nuk dihet nëse e ka kaluar pragun Nisma, pasi ende nuk i kanë rezultatet.
“Pas përfundimit të rinumërimit, subjektet politike kanë të drejtë ankese lidhur me administrimin në QNR”, tha Elezi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para certifikimit të rezultatit përfundimtar merr konfirmimin nga PZAP dhe nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje në zhvillim.
Edhe pse nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare, mediat kosovare raportojnë se koalicioni NISMA-AKR ka kaluar pragun dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











