Shqipëria
Diaspora mbledh para për Shqipërinë
Shqiptarët në Amerikë, por edhe në vendet tjera kanë filluar të grumbullojnë para për Shqipërinë
Fondacioni Global Shqiptar dhe Shoqëria Shqiptare Amerikane e Masaçusets, kanë filluar grumbullimin e parave për të ndihmuar të gjithë shqiptarët që u prekën nga tërmeti që goditi Republikën e Shqipërisë.
Kontributi i mbledhur do të shkojë drejtpërdrejtë për individët e prekur nga tërmeti dhe për organizatat që po punojnë për t’i ndihmuar ata, raportojnë mediat shqiptare.
“Kontributi juaj do të shkojë drejtpërdrejtë tek individët e prekur nga tërmeti dhe organizatat jo-fitimprurëse që po punojnë për t’i ndihmuar ata. Të jeni të sigurt se ne nuk do të nxitojmë në këtë situatë kaotike dhe të jemi joefikas – ne do të maksimizojmë përfitimet e donacioneve tuaja duke identifikuar partnerët lokalë të besueshëm dhe efektiv në Shqipëri për të punuar me ne. Ju faleminderit shumë për mbështetjen tuaj! Zoti ju bekoft!”, thuhet në komunikatë.
Edhe në disa të Evropës shumë shqiptarë janë duke mbledhur para për shqiptarët pas tërmetit të sotëm.
https://www.facebook.com/donate/439123520364559/
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













