Lajme
Haziri: Në Gjilan tashmë bashkëjetojnë figurat kolosale
Janë inauguruar sot në qendër të Gjilanit shtatoret e heronjve të kombit, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani, duke iu basshkuar kështu edhe shtatores së Idriz Seferit, i zbuluar në 28 nëntorin e vitit 2017.
Pas inaugurimit, kreu i Gjilanit dhe iniciatori i ngritjes së shtatoreve, Lutfi Haziri, tha se prej sot do të bashkëjetojnë dhe komunikojnë mes vete Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, përskaj shumë dëshmorëve të tjerë, të cilët e dhanë jetën për këtë ditë të bardhë, shkruan gjilani.info, përcjell albinfo.ch
Haziri pohoi se Gjilani sot bashkon tri figurat kolosale të kombit shqiptar që në ditët më të vështira të atdheut, u kryengritën për t’i bashkuar shqiptarët dhe për t’i afruar në një tokë, nën një qiell dhe nën një diell.
Falënderim për kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë shprehur edhe Isa Mullaidirizi, djali i heroit Mulla Idriz Gjilani, sikurse edhe Jeton Ramadani, djali i heroit Agim Ramadani, të cilët folën në emër të familjeve.
Ndërkaq, në fund, vëllai i heroit Agim Ramadani, Jashari, i ka dorëzuar kryetarit Lutfi Haziri një mirënjohje për iniciativën dhe kontributin për ngritjen e shtatores së kolosit të Karadakut.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike










