Kosova
‘Corriere Della Sera’: Tërmeti në Shqipëri bashkon ish-armiqtë
"Tërmeti bashkon ish-armiqtë"
Kosovarët, shqiptarët dhe serbët i bashkon tërmeti, ish-armiqtë. Nën këtë titull, e përditshmja italiane Corriere Della Sera sjell një reportazh nga vendet ku ethet e shpëtimit të të bllokuarve nën rrënoja janë të larta.
Po ashtu, në pritje të një mrekullie gjithnjë e më pak të besueshme mes rrënojave, ndoshta, ky trekëndësh toke i plagosur ka parë një tjetër mrekulli, shkruan Corriere. Kosovarë, serbë, shqiptarë, kroatë, maqedonas, krah për krah në rrënoja në Durrës dhe Thumanë.
’20 vjet pas luftës në Kosovë, ish-Jugosllavia formohet thuajse e gjitha sërish për herë të parë pas shpërbërjes së saj në emër të solidaritetit. Ballkani është bashkuar, edhe pse vetëm për pak ditë ndërsa vazhdojnë përpjekjet për t’u bërë ballë pasojave të tërmetit që goditi Shqipërinë orët e para të së martës.
Prej dy ditësh skuadra ndihme nga Prishtina Beogradi, Tirana, Zagrebi, Shkupi janë bërë bashkë; zjarrfikës, ushtarakë, njësi me qen nuhatës, skuadra me uniforma dhe flamuj të ndryshëm, që në një kohë deklaroheshin armiq të betuar, sot janë në garë me kohën për të shpëtuar viktimat.
Ndoshta nuk bëhen vëllezër, por bashkojnë forcat drejt një objektivi të përbashkët”. Në Thumanë, shkruan Corriere, një repart serb nga Nishi erdhi me një kamion dhe mjetet e nevojshme për të rrëmuar mes rrënojave të një pallati 3-katësh të shembur pjesërisht, ndërsa në anën tjetër të rrugës, u panë të punonin zjarrëfikësit nga Prishtina që shpëtuan një grua një natë më parë, si dhe një grup ushtarakash më stemën RKS, Republika e Kosovës.
Po në Thumanë janë edhe 26 grekë të Mbrojtjes Civile në Athinë, me dy qen, që alternohen me turne. ‘A kishte probleme? Aspak, përkundrazi, ndoshta ky është momenti të krijojmë një miqësi’, thonë vetë protagonistët.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit














