Tematike
Përse Policia e Kantonit Aargau shkruan shqip?
Për të frikësuar vjedhësit potencialë, Policia e Kantonit Aargau ka futur në përdorim informacione në gjuhë të ndryshme. Në shëmjestër ka para së gjithash kriminelët “turistikë” nga vendet e Evropës Lindore
“Ideja që qëndron prapa këtij veprimi është që të dërgojmë një mesazh të qartë se Aargau është një vend i vështirë për hajdutët”, thotë për gazetën “Aargauer Zeitung” zëdhënësi i policisë Kantonale të Aargaut, Bernhard Graser. Gjuhët janë zgjedhur qëllimisht, “pasi që , sipas gjetjeve të policisë, hajdutët e kapur shpesh vijnë nga vendet përkatëse”, shpjegon Graser. Bëhet fjalë për gjuhën shqipe, serbe, rumune, bullgare etj.
Edhe gjatë kontrolleve të realizuara në rrugë, Policia Kantonale u kushton vëmendje të veçantë automjeteve të huaja, transmeton albinfo.ch. Një pjesë e madhe e vjedhjeve kanë për autorë persona “që janë aktivë në mënyrë serike dhe veprojnë në mënyrë “ndërkufitare”, thotë Graser. Jo gjithmonë tabelat e makinave tregojnë kombësinë e atyre që i drejtojnë ato. “Ne gjithmonë zbulojmë se turistët kriminelë të Evropës Lindore udhëtojnë me makina që janë riblerë në Francë ose Gjermani”, thotë zëdhënësi i policisë.
Por a beson me të vërtetë Policia Kantonale se hajdutët do t`i lexojnë postimet e saj në Facebook? “Ne jemi të vetëdijshëm për shtrirjen e kufizuar të pranisë sonë në Facebook”, pranon Graser. Sidoqoftë, Policia Kantonale është e bindur që mesazhet arrijnë në mënyra të ndërmjetme edhe tek vjedhësit potencialë, përcjell albinfo.ch. “Nëse vetëm njëri prej tyre vetëpërmbahet, në kuptimin që të mos vjedhë në Aargau, ne kemi arritur tashmë diçka”.
Procedura e Policisë Kantonale Aargau është unike në Zvicër
AZ ka pyetur policitë tjera kantonale nëse ato gjithashtu përdorin shumë gjuhë në postimet e tyre. Në Kantonin Baselstadt thonë se postimet në mediat sociale zakonisht i shkruajnë në gjermanisht.
“Deri më tani, nuk kishte nevojë që të postonim në një gjuhë tjetër. Por kjo nuk do të thotë që ne e përjashtojmë kategorikisht këtë mundësi”, thonë në Baselstadt.
Ndërkaq Policia e Kantonit St. Gallen tregohet e entuziazmuar me idenë e kolegëve nga Aargau. “Ne e konsiderojmë këtë gjë shumë origjinale dhe shpresojmë për kolegët e Aargau-t që ato postime t`i lexojnë sa më shumë hajdutë”, thotë zëdhënësi i policisë, përcjell albinfo.ch. Por, me një të shkelur të syrit, ai thotë se KAPO e St. Gallenit dekurajon fuqishëm hajdutët të mos drejtohen në këtë kanton. “Gjithashtu edhe ne zhvillojmë kontrolle“.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













