Tematike
Zvicra ka 25.1% të huaj, kosovarët përbëjnë 5.2% të tyre
Kosovarët janë në vendin e pestë, ose përbëjnë 5.2% nga masa prej mbi 2 milionë të huajsh. Ndërsa as kjo statistikë nuk e përfshin kategorinë e shqiptarëve në kuptimin etnik
Zvicra kalon përfundimisht shifrën prej 8 milionë e gjysmë banorëve. Saktësisht 8.544.527 banorë kanë jetuar në Zvicër në fund të vitit 2018. Pjesëmarrja e banorëve me pasaportë jozvicerane në këtë numër ka qenë 25.1%, më e larta, krahasuar me shtetet që e rrethojnë Zvicrën.
Në vitin 1970 në Zvicrën që numëronte 6.3 milionë banorë, jetonin një milion të huaj, ndërsa në fund të votit 2018, ishin më shumë se 2 milionë banorë me shtetësi të huaj. Këto dhe shifra të tjera zbulon publikimi “Popullsia e Zvicrës 2018”, i prezantuar sot nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), shkruan albinfo.ch.
Ky publikim merret edhe me përqidnjen e të huajve, me moshën mesatare të zviceranëve, moshën kur ata/ato martohen, jetëgjatësinë e rritur dukshëm ndër vite etj.
Sipas BFS, përqindjen më të madhe të të huajve në Zvicër e përbëjnë italianët me 15%. Pak pas tyre, me 14.3% vijnë gjermanët dhe të tretët për nga numri, me 12.3%, janë portugezët. Francezët përbëjnë 6.3% të të huajve në Zvicër, ndërsa kosovarët janë në vendin e pestë, ose 5.2%. Sikurse edhe më parë, duhet theksuar atë që statistikat zyrtare prej 5.2% ka të bëjë me shtetasit e Kosovës, pra ata që kanë pasaportë kosovare.
Sigurisht shumica dërmuese e tyre janë shqiptarë të Kosovës, por ka edhe një numër të vogël shtetasish të Kosovës me përkatësi etnike serbe, turke, boshnjake, rome etj.
Nga ana tjetër, statistika nuk e përfshin kategorinë e shqiptarëve në kuptimin etnik, shkruan albinfo.ch. Është e qartë se po të llogariteshin nga statistika zyrtare, në një kategori të njëjtë të gjithë personat që identifikojnë veten si shqiptarë, shifra do të ishte shumë më e madhe se kjo, dhe përqindja, po ashtu.
Publikimi zbulon edhe preferencat martesore të zviceranëve/zviceraneve kur bëhet fjalë për lidhjet me shtetas të huaj. 35% të martesave në Zvicër janë të përziera në kuptim të nacionaliteteve. Në shumicën e rasteve burrat janë zviceranë dhe gratë, të huaja, përcjell albinfo.ch. Po ashtu shumica dërmuese e zviceranëve dhe zviceraneve zgjedhin për bashkëshort një evropian/e.
Pas gjermaneve që janë favorite për meshkujt zviceranë, vijnë italianet dhe kosovaret dhe, pas tyre, francezet dhe serbet. Kur jemi te kosovaret dhe ballkanaset e tjera, duhet përkujtuar një studim të publikuar javë më parë, për të cilin ka shkruar dhe albinfo.ch. Ai konstatonte se nuk bëhet fjalë për një preferencë të madhe të zviceranëve për kosovaret, por për faktin se këta “zviceranë” që martohen me kosovare janë në fakt shtetas të Zvicrës me rrënjë nga Kosova.
Publikimi merret edhe me jetëgjatësinë e zviceranëve. Kështu, në vitin 2018, afërsisht gjysma e tyre e kanë arritur moshën mbi 85-vjeçare. Në vitin 1970 këtë moshë e arrinin vetëm 15.4% të zviceranëve, e në vitin 1940 vetëm 6%.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














