Kosova
Gjermania kërkon vend për groposjen e materialit radioaktiv për 1 milion vjet
Kur bëhet fjalë për pyetje të vështirë që i preokupojnë shkencëtarët botërorë, mund të ndalemi te materiali radioaktiv. Ku të groposen 28 mijë metra kub mbetje radioaktive, për të mos u prekur për një milion vjetët e ardhshëm?
Ky është problemi me të cilin po përballet Gjermania në kohën kur ka vendosur t’i mbyllë të gjithë reaktorët bërthamorë në vitet e ardhshme, sipas profesoreshës Miranda Schreurs, pjesë e ekipit hulumtues për gjetjen e një hapësire të përshtatshme.
Ekspertët po e kërkojnë një vend për groposjen e dy mijë kotejnerëve me mbetje radioaktive të nivelit të lartë. Ky vend duhet të jetë hapësirë, ku nuk ka ujëra nëntokësore dhe ku materiali nuk rrezikohet nga tërmetet.
Sfidat teknologjike, përfshirë transportimin e këtij materiali, gjetja e materialit për ta mbështjellë atë dhe përhapja e lajmit për ekzistencën e tij për gjeneratat e ardhshme të njerëzimit, janë të mëdha për zyrtarët.
Megjithatë, sfida më e vështirë tash për tash është gjetja e një komunitetit që ka vullnet ta pranojë përreth vetes një tokë të mbushur me material bërthamor.
Gjermania vendosi t’i largojë nga përdorimi i reaktorëve bërthamorë pas fatkeqësisë në Fukushima në vitin 2011. Shtatë reaktorët që ende janë në përdorim pritet të mbyllen deri në vitin 2022, shkruan “CNN”.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz Zvicra është një vend i transportit publik: pothuajse një milion e gjysmë pasagjerë transportohen nga SBB... -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten












