Shqipëria
Kavajë: 5 pallate të pabanueshme, banorët nuk largohen
Nga raportimet e Bashkisë, pesë pallate janë shpallur të pabanueshme dhe në këto momente në drejtim të këtyre pallateve janë dërguar ekspertë nga Bashkia për të vlerësuar shkallën e dëmtimit.
Por edhe pas këtyre deklaratave dhe vendosjes së shiritave rrethues që ndalojnë hyrjen në godinë, banorët ende shikohen që hynë drejt banesave të tyre dhe po marrin orenditë shtëpiake dhe çfarë të munden prej aty.
Banorët shprehen se nuk kanë frikë dhe se do të qëndrojnë në apartamentet e tyre, pasi nuk kanë ku të shkojnë.
“Deri më tani nuk ka ardhur asnjë inxhinier nga Bashkia për të na vlerësuar dëmet dhe për ta shpallur të pabanueshme godinën, ndaj dhe ne nuk largohemi. Po përpiqemi të shpëtojmë ç’të mundim nga banesat, kolonat qëndruese janë krisur dhe kanë rënë, ne rrezikojmë, por nuk largohemi, sepse nuk kemi ku të shkojmë. Në qytetin tonë janë shpallur të pabanueshëm pesë pallate, por pallati ku ne jetojmë është më i riu nga katër të tjerët, pasi është ndërtuar këto 15 vjetët e fundit”, u shprehën qytetarët.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












