Kosova
Kurti siguron edhe një votë për qeverinë e re
Kurti ka bërë me dije se ka votën edhe të deputetes boshnjake, Emilia Rexhepi
Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, po vazhdon t’i takojë pakicat joserbe për të siguruar votat për votimin e Qeverisë së re.
Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti ka bërë me dije se ka votën edhe të deputetes boshnjake Emilia Rexhepi.
Mes tjerash, ai ka thënë që së bashku kanë diskutuar për sfidat e qeverisë sonë për zhvillim ekonomik, për reformë arsimore, sundim të ligjit, demokratizim dhe barazi sociale, që sipas tij, nuk përjashton askënd.
Shkrimi i plotë i Kurtit:
Znj. Emilia Rexhepi do të jetë sërish deputete boshnjake në Kuvendin e Kosovës. Ajo e konfirmoi votën e saj për mua si kryeministër dhe për qeverinë tonë të re. Sërish në “Ambient” të Prizrenit u takuam dhe biseduam për sfidat e qeverisë sonë për zhvillim ekonomik, për reformë arsimore, sundim të ligjit, demokratizim dhe barazi sociale, që nuk përjashton askënd. Diskutuam edhe për forcimin e lidhjeve institucionale me Sanxhakun dhe Sarajevën.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore
















