Lajme
Mërgimtari nga Gjermania dhuron 1.5 milion euro për shqiptarët në emision live
Një mërgimtar nga Gjermania, që qëndroi anonim, tha se ka vendosur të ndërtojë 4 pallate, të cilat prekin shifrën e mbi 1.5 milionë euro
Duket se solidarizimi me banorët e prekur nga tërmeti i së martës në Shqipëri, nuk ka të ndalur.
Rol të rëndësishëm po luajnë diaspora shqiptare.
Shumë shqiptar anembanë botës, por dhe shtete fqinje kanë ndarë shuma të mëdha parash për ata qytetarë që u dëmtuan dhe mbeten pa kulm mbi kokë.
Padyshim që një ndihmë të madhe me thirrjet e tij ka dhënë edhe humanisti, Elvis Naçi.
Ai mbrëmë në një emision live, së bashku me Sidrit Bejlerin dhe Gold Ag, priten telefonata nga bashkatdhetarë të cilët si gjithmonë hapën zemrën për popullin e tyre.
Nga ana tjetër, emocionuese ishte pikërisht telefonata e fundit, kur një mërgimtar nga Gjermania, që qëndroi anonim tha se ka vendosur të ndërtojë 4 pallate, të cilat prekin shifrën e mbi 1.5 milionë euro.
Elvis Naçi duke falënderuar atë, tha se “Një gëzim i paparë po mbretëron në studio, teksa njerëzit e pranishëm kanë nisur të qajnë nga gëzimi dhe vepra e mërgimtarit”, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/tetovasot2/videos/3053832571299666/
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë












