Kosova
14 vendet ku mund të udhëtoni pa vizë me pasaportë të Kosovës
Shtetet në të cilat Kosova ka drejtë të udhëtojë pa vize, vetëm me pasaportë, janë: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia, Gambia, Senegali, Ishujt Kuk, Mikronezia, Niue, Dominika, Haiti, Ishujt Shën Vinsent, Ekuadori dhe Turqia.
Shumica prej vendeve, ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa kërkuar viza, janë vende të vogla ose ishuj në Oqeani. Sipas Indeksit ‘Henley Passport’, e cila është një uebfaqe e specializuar e pasaportave, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza me pasaportën e vendit të tyre në 14 shtete të tjera të botës.
Në Evropë, për qytetarët e Kosovës nuk kërkohet viza nëse udhëtojnë drejt shteteve fqinje të saj: Maqedonisë Veriore, Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Po ashtu qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Turqi.
Ndërkaq, sipas raportit të ‘Henley Passport’, të publikuar ditë më parë, pa viza qytetarët e Kosovës mund të vizitojnë edhe shtetin e Amerikës Jugore, Ekuadorin. Në listë janë edhe shtete afrikane si Gambia e Senegali.
Por, janë edhe 27 shtete të tjera të botës ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë, e më pas të marrin vizë; vizë e cila ka emërtimin si ‘vizë në mbërritje’, në afat prej 30 ditësh. Ndër këto vende janë Republika Islamike e Iranit, Togo, Jordani e Xhamajka.
Sipas ‘Henley Passport’, fuqia e pasaportës së Kosovës është e 100-ta në botë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











